Brickos

Zgjedhjet

Bislim Zogaj dhe Naim Bazaj kandidatë të mundshëm për postin e kryetarit të Drenasit

Më 4 dhjetor 2016, në Drenas të Drenicës do të mbahen zgjedhjet për kryetar të Komunës. PDK-ja ende  nuk ka një emër konkret se kush do të kandidojë për kryetar, por jo zyrtarisht thuhet se njëri ndër kandidatët do të jetë deputetit të PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Bislim Zogaj, i cili  nuk është shprehur kundër kandidimit të tij. Nëse partia Demokratike e Kosovës e bën një kërkesë të tillë, jam i gatshëm që ta pranoj”, ka thënë ai për mediet. Edhe kryesuesi i Kuvendit Komunal të Drenasit, Naim Bazaj, ka konfirmuar se do të kandidojë për të marrë drejtimin e kësaj komune. Në rast se atë nuk e kandidon PDK-ja, do të garojë si kandidat i pavarur.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …