leoni

Ivica Daçiq

Daçiq: Kosova do të bëhet anëtare e OSBE-së kur Çedomir Jovanoviq të bëhet ministër i Jashtëm i Serbisë

Ministri i Jashtëm i Serbisë ka ironizuar kërkesën që Kosova do të bëhet anëtare e OSBE-së. Ai ka deklaruar me këtë rast se  vetëm kur, Çedomir Jovanoviq, kryetar i Partisë Liberal-Demokratike të  bëhet ministër i Jashtëm i Serbisë, atëherë edhe Kosova mund të bëhet pjesë e OSBE-së, Organizatë Evropiane për Siguri  e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Ky reagim i Daçiqit, sipas gazetës serbe “Novosti’, ka të bëjë me  paralajmërimet që vijnë nga Tirana se Shqipëria do të iniciojë çështjen e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së. Daçiq, i cili në emrin e Serbisë ka kryesuar OSBE-në vitin e kaluar, thotë se në këtë organizatë ndërkombëtare vendimet merren me konsensus. Pa pëlqimin e Serbisë nuk ka pranim ka saktësuar Daçiq, i sigurt se OSBE-ja, ashtu si EULEX-i, BE-ja si organizatë, dhe pesë vende të Evropës nuk do ta pranojnë pavarësinë e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kadetët e QSU-së kalojnë me sukses vlerësimin praktik “Qielli i Shqiponjave 2025”

Kadetët e Qendrës për Studime Universitare (QSU) të Forcës së Sigurisë së Kosovës kaluan me …