Analizohet dhe shqyrtohet bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë në fushën e ekonomisë

Der Standard dhe Schwaebische: Vetëm Shqipëria dhe Kosova janë aletë të vërtetë të Amerikës në Ballkan

Gazeta austriake, “Der Standard” shkruan se në Ballkan vetëm Shqipëria dhe Kosova janë orientuar fuqishëm drejt perëndimit. Këtë konstatim e mbështet edhe gazeta, Schwaebische, e cila shton edhe faktin se edhe lideri malazez, Gjukanoviq është properëndimor. Manovrat e përbashkëta ushtarake mes Bellorusisë, Rusisë e Serbisë afër kufirit të Maqedonisë, manovrat e NATO në Malin e Zi, përpjekja e Grushtit të shtetit, përpjekja për atentat kundër kryeministrit Vuçiq, tregojnë më së qarti se diçka po zije në Ballkan – mollë sherri mes Perëndimit dhe Lindjes,” shkruan Schwaebische. Në pak ditë, janë sekuestruar arsenal i madh i armëve, njëra afër shtëpisë së Vucic në Beograd. Kundërshtarët më të mëdhenj të Vuçiqit janë oligarkët që janë të fuqishëm financiarisht dhe mbështesin disa parti serbe. Politika pro Europiane e Vuçiqit është gjithashtu në kundërshti me politikën e presidentit serb, Tomislav Nikoliq dhe partnerin e koalicionit, socialistët e Ivica Dacic, të cilët njihen si filo-rusë. Rusia e Vladimir Putinit shpreson që Serbia do të kundërshtojë jo vetëm integrimin në NATO, por edhe BE-në. Serbia zyrtare po mundohet të përfitojë ekonomikisht nga Brukseli, ndërsa në të njëjtën kohë për interesat e saj në Ballkan e  sheh Rusinë si partner strategjik.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …