leoni

Ushtarët e UÇK-së

Prokuroria e Shtetit po grumbullon informata lidhur me keqpërdorimin e listave të veteranëve të UÇK-së

Organet e ndjekjes në Kosovë si dhe  Prokuroria e Shtetit, kanë bërë të ditur se prokurorët janë duke grumbulluar informata në lidhje me keqpërdorimin eventual të listave të veteranëve të UÇK-së. Zyrtarja për Informim e Prokurorisë së Shtetit, Liridona Kozmaqi, është cituar të ketë deklaruar se hetimet për këto lista janë duke vazhduar. Prokuroritë janë duke marrë veprimet e nevojshme në bazë të kompetencave që kanë dhe më pas, varësisht nga grumbullimi i informatave do të përcaktohet nëse ka fakte për ndjekje penale ndaj personave përgjegjës dhe rrjedhimisht edhe për ngritje të aktakuzës. Tani, në këtë fazë, ku hetimet janë duke vazhduar në prokuroritë kompetente, nuk mund të bëhen publike informatat e tjera, ka thënë zyrtarja e Prokurorisë, zonja Kozmaqi. Nga rreth 20.000 mijë luftëtarë sa kishte UÇK-ja në fund të luftës, Komisioni Qeveritar për kategoritë e luftës ka shpallur rreth 46 mijë veteranë, ndërkohë që numri i invalidëve është trefishuar.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …