Aleanca Kosova e Re

Përfaqësuesit e AAK-së dhe Nismës ia kanë hapur dyert AKR-së për ta përfshirë në koalicion

Përfaqësuesit e AAK-së dhe të “Nismës” ia kanë hapur dyert AKR-së së Behgjet Pacollit për ta përfshirë në koalicion. Madje, përfaqësuesit e këtyre partive nuk e kanë përjashtuar mundësinë e takimeve me AKR-në për të ecur bashkërisht në procesin e ardhshëm qeverisës Aleanca Kosova e Re mund t’i bashkohet AAK-së dhe “Nismës” në koalicionin parazgjedhor. Kështu kanë vlerësuar analistët politikë, të cilët kanë thënë se po qe se ndodh një gjë e tillë, atëherë do të krijohet një parti me fuqi solide politike, shkruan gazeta. Këtë nuk e kanë mohuar asnjëra prej këtyre partive. Madje AAK-ja dhe “Nisma” kanë thënë se ka gjasa të jetë biseduar në këtë drejtim. Përfaqësues të këtyre dy partive opozitare kanë deklaruar se i kanë dyert e hapura për AKR-në dhe për partitë e tjera të vogla për të ecur bashkërisht në procesin qeverisës. Mirëpo, për një çështje të tillë nuk ka dashur të komentojë fare Aleanca Kosova e Re.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …