Diaspora solidarizohet me vendlindjen, për një ditë dhurohen afër 100 mijë euro për fondin emergjent

Bankat në Kosovë janë “industria” më fitimprurëse për klasën e re të kapitalistëve, por jo për zhvillimin e vendit

Numri i klientëve në dhjetë bankat komerciale në Kosovë llogaritet të jetë rreth dy milionë. Ky numër tejkalon numrin e popullatës që jeton në Kosovë. Barazimi i numrit të klientëve të bankave me numrin e popullatës, nga zyrtarët e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës shpjegohet me faktin se një klient mund të posedojë më shumë se një llogari në këto banka. Nga ky numër 1.8 milionë janë llogari individuale, kurse mbi 130 mijë llogari të bizneseve. Sipas ekspertëve të ekonomisë dhe përfaqësueseve të Shoqatës së Bankave, ky numër i lartë komentohet si rezultat i stabilitetit bankar dhe flet për vetëdijesimin e qytetarëve që qarkullimi i mjeteve të bëhet në mënyrë ligjore. Se në sistemin bankar nuk ka ndonjë indikacion që tregon turbulenca, flet për Radion Evropa e Lirë edhe drejtori i Qendrës për Hulumtime Strategjike dhe Sociale, Ibrahim Rexhepi. Aktiviteti i bankave komerciale, si një nga sektorët më profitabil në Kosovë, dominohet nga kreditë, afati i maturimit të të cilave mund të jetë deri në 15 vjet, varësisht nga lloji i kredisë. Nga totali i kredive, 65.2 për qind janë kredi për ndërmarrjet. Bankat në Kosovë janë industria më dobiprurës i klasës së re të kapitalistëve të Kosovës, të cilët vjelin fitimet nga çdo qytetar i Kosovës, madje edhe nga klasa më e varfër.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …