Bjornstad: E rëndësishme është të arrihet një zgjidhje që siguron paqe dhe stabilitet në Ballkan dhe më gjerë

Bjornstad: E rëndësishme është të arrihet një zgjidhje që siguron paqe dhe stabilitet në Ballkan dhe më gjerë

Ambasadori i Norvegjisë, në Beograd, Arne Sanes Bjornstad, ka deklaruar se Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje e cila siguron paqe dhe stabilitet në Ballkan dhe më gjerë. Në një intervistë për gazetën serbe “Novosti”, ai foli edhe për ndryshimin e mundshëm të kufijve mes dy vendeve, për të cilin tha se se mund të jetë zgjidhje, mirëpo sipas tij një ide e tillë nuk duhet të jetë cak i të dy vendeve. Nganjëherë me duket se ne flasim për zgjidhje pa e marrë parasysh problemin. Asociacioni, ndryshimi i kufijve…i shoh si instrumente të mundshme, por jo qëllime dhe caqe. E rëndësishme është të arrihet një zgjidhje e cila e eliminon situatën aktuale dhe që siguron paqe dhe stabilitet në Ballkan dhe më gjerë. Sipas ambasadorit norvegjez, referimi që po i bëhet Luginës së Preshevës si “Kosova Lindore” nga disa liderë kosovar nuk ndihmojnë në zgjidhjen e situatës, mirëpo megjithatë ai shton se edhe ata që e quajnë Kosovën si pjesë të Serbisë nuk duhet të befasohen nga këto deklarata.

Kontrolloni gjithashtu

Profesori amerikan, Edward Joseph kërkon nga Joe Biden që ta bindin Ukrainën që ta njohin pavarësinë e Kosovës

Edward Joseph: Të gjithëve atyre që u angazhuan me Januszin për çështjet e Ballkanit do t’ju mungoj mendja e tij depërtuese

Eduard Xhozef, ligjërues në Universitetin “Johns Hopkins” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ka …