Blerim Canaj: Kosova drejt ciklit të rrezikshëm të zgjedhjeve të përsëritura

Viti 2025 po shndërrohet në një nga periudhat më të paqëndrueshme politike në Kosovë, me katër raunde zgjedhjesh të mbajtura brenda një viti,  dy lokale dhe dy parlamentare. Ky realitet po e afron vendin me skenarin bullgar, ku zgjedhjet e shpeshta nuk kanë prodhuar stabilitet institucional, por vetëm zvarritje dhe krizë politike. Ish-diplomati Blerim Canaj ka paralajmëruar se mosgatishmëria e kryeministrit në ikje, Albin Kurti, për të ndarë pushtetin, rrezikon ta fusë Kosovën në një bllokadë të qëllimshme politike. Sipas tij, zgjedhjet po shndërrohen në mjet për vazhdimin e krizës dhe jo për zgjidhje, duke e shtyrë vendin drejt një vakumi institucional deri në procesin e zgjedhjes së Presidentit. Në të njëjtën kohë, ish-ambasadori i Kosovës në Itali, Albert Prenkaj, ka theksuar se vonesat në konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë po dëmtojnë rëndë kredibilitetin e shtetit. Ai vlerëson se përgjegjësia kryesore bie mbi Lëvizjen Vetëvendosje, e cila, ndonëse fituese e zgjedhjeve, ka dështuar të tregojë lidership për krijimin e institucioneve funksionale. Nëse kjo situatë vazhdon, Kosova rrezikon të futet në një cikël të rrezikshëm paqëndrueshmërie, ku zgjedhjet humbin funksionin demokratik dhe institucionet mbesin peng i interesave partiake.

Kontrolloni gjithashtu

Isa Mustafa: Procesi gjyqësor në Hagë kundër drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është shumë i rëndë

Duke folur për procesin në Gjykatën e Hagës, ish kryeministri, Isa Mustafa ka vlerësuar se …