Blerim Canaj: Kritikat e Kurtit ndaj Kushtetueses janë presion politik mbi drejtësinë

Analisti politik Blerim Canaj ka reaguar ndaj kritikave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe Lëvizjes Vetëvendosje ndaj Gjykatës Kushtetuese, pas vendimit për pezullimin e punimeve të Kuvendit deri në fund të shtatorit. Canaj tha se deklaratat e Kurtit dhe përfaqësuesve të LVV-së përbëjnë presion të drejtpërdrejtë ndaj Gjykatës Kushtetuese. Ai theksoi se kjo praktikë është bërë rutinë nga qeveria në detyrë, duke e cilësuar si përpjekje për ta portretizuar Kushtetuesen si pengesë për proceset politike. Canaj shtoi se propozimi i LVV-së për ta shpallur sërish Kurtin kandidat për kryeministër, pa ndonjë kërkesë nga presidentja, bie ndesh me procedurat ligjore dhe është vazhdimësi e presionit ndaj institucioneve të pavarura.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj: LDK po shndërrohet në patericë të pushtetit, Abdixhiku ofroi menjëherë ndihmë për zgjedhjen e presidentit

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka komentuar me tone kritike zhvillimet e fundit në …