Blerim Canaj: Mungon vullneti për qeveri të re – nuk përjashtohet kthimi i vendit në zgjedhje

Analisti politik Blerim Canaj ka deklaruar se, pavarësisht fitores së madhe të Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit, nuk po shihet një vullnet i mjaftueshëm politik për formimin e qeverisë së re. Canaj u shpreh se mungesa e interesimit për ndërtimin e institucioneve nuk lidhet vetëm me partitë opozitare, por edhe me subjektin fitues të zgjedhjeve. “Madje as partia fituese… nuk e përjashtoj mundësinë që ne të shkojmë në zgjedhje edhe njëherë”, tha ai. Sipas Canajt, nëse do të ekzistonte një interes real për krijimin e qeverisë dhe funksionalizimin e institucioneve, dinamika politike do të ishte dukshëm më aktive dhe më konstruktive. “Po të kishte një interesim për ndërtimin e qeverisë, për ndërtimin e institucioneve, mendoj që edhe elani për të arritur deri aty do të ishte krejt tjetër dhe krejt ndryshe”, theksoi ai. Canaj paralajmëroi gjithashtu se hezitimi i klasës politike për t’u përballur me temat dhe sfidat që e presin vendin mund të prodhojë pasoja serioze, madje edhe tendenca për dobësimin e vetë sistemit politik në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj: Ata mund të dëmtojnë emblemën tonë, por jo atë që përfaqëson, Kosova është shtet i pavarur dhe sovran

Enver Hoxhaj: Partitë opozitare duhet të shohin mënyrën e re të bashkëpunimit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka vlerësuar se partitë opozitare duhet të …