Blerim Muriqi

Blerim Muriqi: Një sy i shkelur, një proces i dënuar

Kryeministri Haradinaj bëri atë që ia këkoi morali i burrështetasit dhe nderi i luftëtarit. Kohët do tregojnë se ai veproi drejt. Akuza në vetvete kundërmon shije politike, kuzhina tashmë është e vjetëruar dhe me kalbjen e saj po qelb dhe moralin ndërkombëtar! Katërshja Jakup, Ramush, Sokol dhe Bislim nuk janë thjeshtë emra në përthyerjet e një procesi gjyqësorë. Ata janë më shumë momentum politik që po kalon Kosoova. Na thonë vazhdueshëm standardin e mos kapjes së gjyqësorit, po shëmbëllimi i veprimit të gjykatës speciale në interesa të zhbllokimit të dialogut a nuk është kapje shembullore?!!!

Ramushi nuk u thirr se i kishte mbetur ndonjë çështje e hapur me drejtësinë ndërkombëtare a vendore, ai u thirrë në ndonjë akord ndërkombëtarësh, pse jo me shkelje syri vendor, për të diciplinuar zhbllokimin e dialogut në drejtimin e kënaqjes së Serbisë me territoret që ajo i synon në varshmëri të rrjedhës së procesit, ndoshta dhe një dodik republikë të përmasave të marrëveshjes së 15 gushtit 2014, të cilën e rrëzoi gjykata kushtetuese!

Presidenti nuk duhet lejuar ta ecë këtë rrugë të dëmshme për vendin e popullin tonë!

E vështirë të kuptohet sa do të flejë ky populli ynë, por një gjë është e sigurt se po vazhdoi të flejë kur të zgjohet do na ketë ngrënë Serbia me thikat e bashkësisë ndërkombëtare!

Në gjirin e kësaj gjelle që po gatuhet mund të themi se, Ramushi, momenti që po kalon Kosova politike e shtetërore dhe rreziku i të provuarit për të kombinuar vazhdimin në fokusin e koalicionit tashmë gjysmak PDK-NISMA janë dilemat e rrugës që do ndjek vendi ynë në zhvillimet e së ardhmes së afërt. Kjo do prodhoj shumë zhvillime, të cilat nuk çojnë gjëkundi veçse në fundin e një fragmentarizmi përfundimtar të vendit për temat e rëndësisë së veçantë. Zgjedhjet do ishin e mbesin e vetmja rrugë, përmes së cilë vendi do vazhdonte sadopak të frymoi rregulla e besueshmëri. Kryeministri Haradinaj u dorëhoq dhe la një vakum institucional, të cilin nuk e mbushin improvizimet e çfarë do lloj kombinimesh. Ai duhet të ketë pasur më shumë se një arsye të vetme për aktin kaq me peshë në jetën e një politikani prej shpatullave burrështetasi që e karakterizojnë si askë tjetër ne skenën tonë politike! Pragmatizmi funksional e bënë Ramushin të ndryshëm nga tjerët në skenën tonë politike. Një kryeministër në përgjegjësi të detyrës dhe në kuota morale të denja për të drejtuar nuk kishte dhe nuk duhet të ketë se si të kaloi me heshtje momente të tilla përgjegjësie duke bërë shurdhin a qorrin! Kjo e çoi atë në dorëheqjen e dytë të po të njëjtës natyrë.

Kudo dëgjojmë e lexojnë të shprehet dhembshuri dhe respekt për të. Politika edhe pse po po shfaqet e ndrojtur për ngjyrat me të cilat po shprehet! Të gjithë, ama bash të gjithë keqardhjen e detyrueshme për opinionin e kanë veshur me një tis sa kanë mundur heshtës! Ata po u druajnë rrjedhjes së votave me çka do vdiste njëherë e mirë e ardhmja vendimarrëse për të kënaqur kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare për marrëveshjen me Serbinë, e cila do fillonte me heqjen e Taksës e do përfundonte me dhënje territoresh apo Dodik republikën sikur po shprehet Ramushi!

Dorëheqja e Ramushit duket se i ka kopsitur gjithë shqetësimet e publikut! Klima jo e favorshme për mbajtjen e taksës, meqë kjo po minohej nga Presidenti dhe jo vetëm nga ai qe kuptuar në thellësinë e marrëdhënieve shqiptaro-serbe apo sikur po kanë dëshirë ti quajnë Kosovë-Serbi. Të gjithë të tjerët veçuar Ramushin kanë lëshuar brekët para bashkësisë ndërkombëtare me apetitet pushtet-garantuese! Ky servilizëm në dëm të vendit edhe pse nuk u pëlqen masave të cilat kanë filluar të zgjohen, po ashtu të gjithë e dimë se shpejt mund të harrohet gjithçka dhe veprimi që do çonte në rrëzimin e kësaj klase politike nuk duket as në fund të tunelit sepse kapja e shtetit është flagrante dhe e tërësishme!

Bashkësia ndërkombëtare po organizohet ta shtyjë Kosovën drejt heqjes së taksës dhe kjo do jetë e vështirë të përballohet me hapin që e mbajti Ramushi nê këto kohë. Ramushi duhet ta ketë ndjerë këtë uragan që po vinte dhe bazuar në klimën e një pabesueshmërie të brendshme të faktorit politik shqiptar vetëm dorëheqja do e mbante në fuqi taksên. Duket se Ramushi e ka kalkuluar mirë fuqinë e përgjegjësisë morale para publikut që tashmë ka taksa dhe se loja me të do ia hante votën elektorale kujtdo në skenën tonë, derisa atë vet aktin e lëshimit për taksën do e bënte trampolinë fati politik të kujtdo aktori bazuar në raport me atë që do pasonte! Ushtria, Taksa dhe Komisioni i korrigjimit të kufirit në drejtimin Kullë e Qakorr janë letërnjoftimi i qeverisë Haradinaj. I vetëdijshëm se procesi në vazhdim mbështetet në garë, ai i është larguar përplasjes me Merkel e Makron që do cilësohej fatale për këdo që do ndodhej në përgjegjësi vendimarrjeje. Ai e shmangu këtë mjeshtërisht me dorëheqjen e tij! Kështu e kanë luftëtarët edhe kur situata duket pa shtegdalje ata shpërthejnë në veprim!

Tashmë kemi gjendje të re dhe vendi do shkoi shpejt në zgjedhje. Detyra të mëdha e presin politikën tonë meqë shteti është lënë në udhët e hapura! Ramushi bëri gjënë e duhur Topi mbetet te sovrani. A do të dijë ai të zgjedhë të mundshmen e mirë mbetet për t‘u parë?

Duart e bashkësisë ndërkombëtare në veprimet e gjykatës speciale janë kobe që mund të kenë kumbarë syrin e shkelur vendor!

Kontrolloni gjithashtu

TAMARA SPAIĆ:  Enver Petrovcit i vjen turp që është gjallë, ai mbante varur foton e Slobodan Milosheviqit

TAMARA SPAIĆ: Enver Petrovcit i vjen turp që është gjallë, ai mbante varur foton e Slobodan Milosheviqit

Enver Petrovci: Millosheviçi na modernizoi të gjithëve, ne pamë botën. Faleminderit përgjithmonë.  Për shkak të …