Blerim Muriqi

Blerim Muriqi: Pse po e dergjin, Sadri Ramabajen?

Vitet po i lënë vend njëra tjetrës dhe si për të na thënë, se ky vend e ka të vështirë të shkëputet nga një e kaluar e errët me burgosje, për të ushqyer politika dhe për të vrarë fate njerzore, ka thurur konturat e një fatkeqësie të quajtur Sadri Ramabaja! E kush thurë më mirë se sa pushtetarët, e kush kurdisë më mirë se sa ish jugosllavët argat serb të tipit Sylë Hoxha. Edhe po të ishte gjallë Rankoviqi do ia kishte lakmi kësaj koke e kësaj klike antishqiptare!

Skena politike viteve të fundit po merrte ashpërsinë që vie nga rënja e një klike. Oligarkët edhe pse të  pashoq në zhdërvjelltësinë e tyre për të kapur përmasat e reale të të qenit pashallarë oriental, dikur kuptuan se diku kishin gabuar dhe po u vinte fundi. Si kudo e kurdo pushtetet e tilla kujdesen që të paktën fundin të mos e kenë me përmbysje!

Që kur Vetvendosja i hyri pakompromisitetit u bë e qartë se ardhja e saj ishte çështje kohe. Ky rrezik për klasën e “Pashallarëve të zi” u bë vetëdije alarmi dhe nevojë veprimi. Përvoja e madhe që kishin mbledhur PDK me SHIK-un dhe sidomos LDK me SIA-n, meqë kjo në gjirin e vet të së shkuarës ksihte gjithë plejadën e ish sigurimit serb dhe ia kishte arritur t’ia hedhte një herë pa lagur kur ndrruan epokat Robëri-Liri, nxiti ndërmarrjen kriminale pushtetore me duart e shtetit. Nxitja e tillë vinte nga besimi e paprekshmëria e klasës që siguronin Pashallarët e zi për eshalonet politike PDK-LDK. Tashmë, pandëshkueshmëria ishte vërtetuar me suksesin që ia kishte hedhur kjo klasë krejt pa lagur (klasa UDB-eske e bashkëpuntorët e serbisë bilëz edhe ata të Millosheviqit gjatë vet luftës sonë). Jo vetëm se askush nuk pagoi dhe as u prek sikur është zakon dhe detyrë në pas çdo luftë çlirimtare, por ky kontigjent me elokuencë rrëshqiti nëpër gjithë degëzimet politke dhe u njëjtësua nga strukturat drejtuese që polli lufta si vlerë me liribërësit, prej ku iu hapën baza dhe majat e instituciioneve!

Me të tillë ekspert të së keqes, sikur tipi legenist i çdo pushtuesi e pushteti, Prokurori Sylë Hoxha dhe shpura e tij (e cila nga ish legen serb u bë legeni dhe maja e fushës në duart e pushtetit që doli nga lufta), e keqja mund të kurdisej dhe të përbënte rrezik të përgjithshëm shoqërorë, me prejre fatesh njerzore kudo që i kërkonte sistemi kurbanët e planeve të liga.

Nuk vonoi dhe në skenë dolën veprime, të cilat po e çonin LVV drejt kualifikimit “Organizatë terroriste”. Jo për ta linçuar sa për ta ndaluar me ligj.

Marrëveshjet e dimenzionit kushtetues të tradhtisë, të 14 e 15 gushtit 2014, për demarkimin me Malin e zi dhe Asociacionin e komunave serbe, sikur njihet në opinon Zajednica erdhën si “Maja e Aisbergut” në thyerjen e brendshme shqiptare. Më nuk mbante pilafi ujë!

Gjendja e nderë që u krijua, qoftë nga protestat qoftë me pengimin e institucioneve për t’ua bërë të pamundur realizimin e atyre obligimeve në të cilat kishin hy me marrëveshjet e Brukselit dhe Vjenës ish Kryeministri Mustafa dhe Misnistrin i jashtëm Thaqi, po shkonte drejt një gjendjeje pa fund. Sikur mos të futej në këtë proces kundërshtues z.Haradinaj, pushteti do ia arrinte ta mbante tensionin për aq kohë sa do i nevojitej derisa t’ia delte që edhe me veprimet e veta anësore ta formëzonte figurën e identifikuese edhe terroriste për Vetvendosjes. Një shtrembërim i tillë lehtësisht mund ta merrte pëlqim edhe ndërkombëtar për ta ndaluar me ligj Vetvendosjen si subjekt. Një synim krejt i skajshëm, por kur kihet parasysh e mundshmja përmbysëse, “Qëllimi arsyeton mjetin” duhet të kenë kujtuar edhe Pashallarët e zi, njëjtë sikur këshillimi Makiavelist!

Pesha që z.Haradinaj ka për çështjet e mëdha të lirisë dhe atdheut i veniti shpresat e Pushtetarëve dhe i detyroi ata të kuptonin se as ishte koha por as materja për të cilën duhej vepruar. Të mbetur në gjysmë të rrugës dhe sikur duket me planin nëpër duar, Pashallarët e zi meqë kishin dy anët e shkopit në duart e tyre filluan odisejadën e arrestimeve. Nata e kristaltë ashtu sikur filloi u derdh vetëm mbi Vetvendosjen dhe atë në egzemplarë të veçantë.

Sulmi me mjet shpërthyes mbi Kuvendin, në hapsirë të vërtetuar në pasndodhje nga organet pa rrezikshmëri njerëzore, meqë ishte zgjedhur koha kur nuk kishte patur njerëz, lë përshtypjen e organizimeve të tipit Kecman nga ish “Bozhuri” i Fushë Kosovës. Kecmanit dhe Bozhurit u rrinte prapa shteti serb. Analogjitë na intrigojnë, ndaj dhe hamendësojmë kaq brutalisht; Planet kaq ogurzeza kanë të paktën shtetin prapa!

Arrestimet asaj kohe u bënë emëruesi i përbashkët i gjithë zhurmës mediale. Të ndaluar për terrorizëm që liheshin në arreste shtëpiake, një lojë që linte përshtypjen se po luhej me asnjë të panjohur! Pushteti tashmë nuk guxonte të shkonte përtej zbrapsjes për tampon sigurie . Mbajtja frikësuese me “gogolin terrorist” nuk po u hynte më në punë as shtetit as Pashallarëve të zi, edhe pse ca kokrra pikasur për peshën organizative në subjektin e tyre akoma rrinin në mbajtje. Askujt nuk do duhej t’i shkonte në mendje aso kohe se duhet të kishte disponim institucional për të cytur apo ushtruar krimin në duart e vet shtetit! Gjithçka dukej se po shkonte drejt një lodhjeje që me patjetër do na nxirrte në një përfundim të përbashkët vetëdijësimi!

Se të rinjtë po mbaheshin vetëm sa për preteks kuptohej me termat bombastik të akuzës verbale për terrorizmin që përfundonin në masa arrestesh shtëpiake. Terrorista të lakuar si emra që shkonin nga gjendje arresti në seanca plenare të kuvendit dhe ktheheshin krejt komod. Lojë kuka fshehtas.

Po çka po fshehej në të vërtretë pas gjithë kësaj Loje?

Nuk vonoi shumë dhe njëri nga ata që shteti e kishte përzgjedhur ta bënte aktorin kulmor të gjithë kësaj përpjekjeje pas 68 ditësh qëndrimi në paraburgim, u gjet i vrarë, nga shokët e dhomës:

që për koinçidencë nuk ndodheshin në dhomë me të,

që për koinçidencë Astriti ishte lënë me derën qelur,

që për koinçidencë kamerat e sigurisë para se te prokuroria përfunduan të prera te sejmeni pushtetor medial Baton Haxhiu,

që për Koinçidencë u gjet e paqena terapi, e të paqenit i sëmurë, i të sëmurit mendor Astrit,

që për koinçidencë kryepolici tashmë i lajthitur në deklarimet e tija, pas dy vitesh kuptohet se paska qenë i dehur derisa ka raportuar

që për koinçidencë ekspertiza edhe me diktat policor të ish ministres së drejtësisë znj.Hoxha mori epilogun e dëshirës pushtetore,

që për koinçidencë iu fshehën provat që akuzojnë për vrasje ekspertizës zvicerane

që për koinçidencë edhe pas kaq vitesh shteti rri kujdestar dhe mbajti për katër muaj të fshehur raportin e ekspertizës

që për kinçidencë prokurori ndikoj në përkthimin e raportit për të lajthitur drejtësinë dhe për ta ndihmuar drejtësinë e kapur në tendencën e tyre për ta shpallur vetëvrasje!

Neve si qytetar: kjo kujdestari institucionale me pamje kriminale na frigon, nuk na lë të qetë dhe na intrigon!

Po cili qe guri nga ku fillova ta ri-rrokullisë këtë të ngjarë nëpër mbamendjen dhe dhimbjen qytetare? Kush tjetër, Sadri Ramabaja?

Të jetë koinçidencë edhe kjo? Nuk e besoj. Sikur, nuk e besoj që është koinçidencë edhe vdekja e bashkëvuajtësit të dhomës të Astritit , z.Makolli, i cili thuhej në media se e kishte gjetur i pari Astritin e vdekur apo pa shenja jete!

Murat Jashari kishte vite që po shfaqej në mediat e kohës me pyetjet e tij për gjithë eksponentët e mëdhenj pushtetor që dolën nga radhët e LPK-së! Nuk di të ketë media të shkruar të kohës që nuk i ka patur objekt trajtese pyetjet e tij të pafundme dhe denigruese për ish shokët e tij! Akuzat e rënda që ai ua bënte ish shokëve të vet qenë bërë suvenire të pashoqe sidomos në Botën sot, kujdestaren e etur të sa e sa fërkimeve me ish LPK-istat. Shpejt Murat Jashari gjeti hapsirat e rrëfimeve të veta në Bota sot dhe meqë pyetjet e tij eklipsonin një pjesë të opinionit luftëdashës e në anën tjetër ngazëllenin pafund aktorët tjerë, ato edhe u  mbajtën gjallë nga shtypi në shtyp nga goja në gojë prej antiluftës e deri te dallimet e klasës së çlirimtarëve!

Murat Jashari tashmë e ka rrëfimin e tij të shtruar para gjyktës vendore dhe nuk mëtoj ta bëjë as paditësin as mbrojtësin e tij. Dimenzioni i veprës së tij prekë edhe në kufijtë e një hamendësimi përbërësish rrëfimtarë të peisazhit “Shteti dhe dora e krimit” fakt ky që Pashallarët e zi i bënë fajtor qoftë edhe vetëm për faktin e menagjimit të keq dhe me tendencë! Meqë nuk ia njoh kahet tendencës rezervohem të them specifikisht, ndaj mbetem në dimenzionin e hipotezave të cilat nga institucionet kërkojnë me shumë hetim për zbardhje të rastit, shpejt e sakt!

Sadri Ramabaja si familjar (dhëndërr) i Glauk Konjufcës dhe anëtarë zyrtar i LVV duhet të jetë llogaritur gur i çmuar nëse ka patur një plan për t’u realizuar nga Pashallarët e zi! Ndryshe nuk ka se si të hudhet Sadri Ramabaja në teren të tillë. Ai ishte në vlugun e punës së tij shkencore. Vokacioni prej Filozofi e Socilogu tashmë vërehej në vet frymën e tij. Por duhet të ketë mjaftuar qoftë edhe një lidhje e vetme me kupolllën e LVV-së që të mund të provohej bërja e mozaikut terrorist me bazë politikën. “Syri i Popullit” ishte aset i madh për t’i dhënë ngjyrë gjithë kësaj tendence pashallaeësh!

Pse hamendësoj diçka të tillë?

Pyetjet e Murat Jasharit janë botuar gjithandej shtypit në Kosovë e më gjerë, Interneti është i mbushur nga to. Ato pyetje në formë libri janë botuar dhe kanë botues, janë redaktuar, duhet të jenë lekturuar, ndokush duhet t’i ketë punuar kopertinat e shumë veprime tjera që kërkon një botim. Botimi ka edhe koston e vet financiare. Të gjitha këto nevoja të librit për ta parë dritën kanë aktorë, duhet të kenë emra e mbiemra, nga Mazrekajt e “Bota sot” e deri te botuesi i Librit. Të gjithë ata rrinë të patrazuar në shtëpitë e tyre! Dhe mirë bëhet, sepse nuk jemi në kohën e “Inkizicionit”. Vetëm Sadri Ramabaja është pikasur nga të gjithë këta aktorë. Murat Jashari nëpër vite ( edhe pas pas çlirimit të Kosovës), sigurisht ka frekuentuar të gjithë elitën politike të Kosovës të dalur nga lufta, sikur nuk e vëjë në dyshim ndoshta edhe Sadriun, sepse ka qenë shok e bashkëveprimtar me ta, dhe më i afërt me shumicën prej tyre se sa me vet Sadriun.

Sadriu duhet të jetë zgjedhur për “kokë turku”! Për këtë ai kishte tri atribute që u levërdsinin fort Pashallarëve të zi: ishte eksponent i LVV, mbante për grua hallën e Glauk Konjufcës njëri nga drejtuesit e LVV-së dhe ishte gjetur aktor në redaktimin e librit të Murat Jasharit atentatorit në tentativë të Azem Vlasit. Mjaftueshëm për të qenë gur në mozaikun terrorist të LVV-së!

Nëse mbajtja e Sadri Ramabajës në qelitë e burgut është njëherë kriminale, burgosja e tij është dy herë kriminale. Sikur mediat lajmëruan asaj kohe, ai ishte arrestuar diku në Shqipëri, kinse në tentativë për të ikur. Po shmang’jen e tij kush e kërkoi? Që ai të vetpenalizohej u fut në grackë. U tha atëherë se dikush nga shërbimi inteligjent i Kosovës, kinse në mirëbesim e paska paralajmëruar e sugjeruar  të largohej se u rrezikuaka! Qoftë edhe vetëm kjo besueshmëri prej miopi nga ana e Sadriut, tregon mjaftueshëm për mungesën e staturës kriminale. Kjo shtyrje e Sadri Ramabajës në gabim për ta arsyetuar dhe për ta bërë fakt burgosjen e tij po u hetua mund të del një ndërmarrje e tërë kriminale dhe shumë duarshe!

Po të mos ishin paskrahët organizativ të kësaj lajthitjeje të Sadriut dorë e Pashallarëve të zi, sot do kishim një dyzinë agjentësh të shërbimit inteligjent në bankat e të akuzuarve dhe atentati i mbetur në tentativë i Murat Jasharit do ishte i ranguar në kuota të larta sofistikimi e mjetesh në përdorim deri edhe të segmenteve të shtetit të thellë!

Por, jo! Gjithçka këtu na shtynë të mendojmë se kjo nuk qe gjë tjetër veçse një lojë në tendencë mveshjeje, e cila pati për pasojë një mbytje (të Astrit Deharit) në duart e shtetit dhe një palgosje (të Azem Vllasit), ndoshta pse jo edhe nga duart e shtetit

Sikur thamë më lartë; që kur Vetvendosja i hyri pakompromisitetit u bë e qartë se ardhja e saj ishte çështje kohe. E rëndësishme për pushtetarët që po përëndojnë (po aq sa pengimi i mundshëm i ardhjes vë LVV-së), është mosardhja me përmbysje totale. Mos përmbysja në këtë rrotacion është fitore vetëm e pashallarëve të zi. Me këtë nuk kanë fituar asnjëra nga partitë, meqë kështu sikur ndodhi rrotacioni ato nuk do lirohen nga kapja e brendshme, të cilën po e vuajnë brenda vetes.

Këtë mbijetesë Pashallarët e zi, të jashtëm a të brendshëm, në LDK  a te simotrat e saj PDK etj, ia kanë borgj kapaciteteve militantiste të verbuara të LDK-së dhe bashkëklasës së tyre Mustafa-Haziri-Veliu.

Kjo drojë e përmbysjes duket se i futi të gjithë në punë Kutitë asesi nuk po mbarojnë, marifetet jo se jo!

Derisa të mos vijë një pushtet me përmbysje ne do i vuajm kapacitetet kriminelprodhuese të Sylë Hoxhës dhe gjithë shpurës së tij, që nga ish serbe deri gjithë vargun e tëpërdorshmëve deri më sot. Deri atëherë, Sadri Ramabaja rrezikon ta dergjin kthinave të qelive.

Por një ditë do të vijë kur do ta pyesim Syl Hoxhën e Pashallëve të zi: Për ku o  legen serb dje e sot?

Kontrolloni gjithashtu

Agnes Hohl: Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe

Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe Behide Hansaj ka lindur në Pejë …