leoni

KMDLNJ ka reaguar pas arrestimit të Blerim Ramadanit luftëtar i UÇK-së nga autoritetet maqedonase, me urdhër-arrest të Serbisë

Blerim Ramadani dërgohet në paraburgim në Maqedoninë e Veriut, tensionet midis Kosovës dhe Shkupit rriten

Ish-pjesëtari i Zonës Operative të Neredimes të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Blerim Ramadani, është dërguar në paraburgim ekstradues në burgun Shutka në Maqedoninë e Veriut për 30 ditë, pas arrestimit të tij në v

endkalimin kufitar Jazhincë. Arrestimi është bazuar në një fletarrestim të lëshuar nga Serbia. Ramadani është dorëzuar autoriteteve në Tetovë për procedura të mëtejshme. Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, e ka cilësuar këtë veprim si të papranueshëm dhe ka paralajmëruar për tensione të mundshme ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Ai ka theksuar se shqiptarët në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut duhet të sillen me përgjegjësi dhe të mbrojnë vlerat kombëtare shqiptare. Sipas Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë, Ramadani është kërkuar nga Interpoli i Serbisë dhe është arrestuar në përputhje me një flet-arrest ndërkombëtar të pranuar nga Gjykatën Penale. Ky rast ka ngjallur shqetësime për ndikimin e politikës së Maqedonisë së Veriut në marrëdhëniet me Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Lumir Abdixhiku: Do të shpërthejë skandali nëse nuk ka përgjigje pozitive nga Qeveria e Kosovës ndaj Amerikës për gazin

Lumir Abdixhiku: Refuzimi i VV-së nuk është inat politik, por interes kombëtar

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër nga Spanja ndaj përpjekjeve …