PDK-ja konteston Ligjin për Këshillin Prokurorial dhe Ligjin për KPM=në në Gjykatën Kushtetuese

Avokati i PDK, Faton Fetahu, ka bërë thirrje për rishikim të Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës, duke e akuzuar Qeverinë për përpjekje për të pasur një rol vendimtar në këtë institucion. Fetahu ka theksuar se PDK-ja kundërshton katër nene kyçe të ligjit që prekin funksionimin dhe vendimmarrjen e KPK-së. Po ashtu, PDK-ja ka çuar për vlerësim të kushtetutshmërisë edhe Ligjin për Këshillin e Pavarur të Mediave (KPM), duke argumentuar se disa nene të këtij ligji bien në kundërshtim me standardet evropiane dhe rendin kushtetues. Fetahu ka paralajmëruar se Ligji për KPM-në do të rrëzohet dhe ka kërkuar rishkrimin e tij për të përmirësuar të drejtat mediale dhe për të garantuar kontroll të përmbajtur mbi mediat.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …