Blerta Deliu-Kodra: Masat e paralajmëruara të Bashkimit Evropian nuk përbëjnë lajm të mirë për Kosovën

Blerta Deliu: Albin Kurti po vazhdon të udhëheq qeverinë me 109 asistentë, edhe pas dorëheqjes

Në dritën e lajmeve për emërimin e mbi 70 asistentëve personalë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, ndonëse ende pa u konstituuar institucioni, ka reaguar deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu. Ajo ka theksuar një fakt që ajo e cilëson si tejet shqetësues dhe kundërligjor. Ajo tha se pavarësisht se Albin Kurti ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit dhe është betuar si deputet më 9 shkurt, ai vazhdon të qëndrojë në zyrën e kryeministrit dhe të operojë me një numër të madh asistentësh. “Meqë po flasim për asistentët, besoni ose jo, deputeti Albin Kurti, prej që është betuar, i ka 109 asistentë, kundërligjshëm, në Qeverinë që e ka uzurpuar që nga 9 shkurti!”, deklaroi Deliu. Ajo akuzoi Kurtin se po abuzon me postin dhe me burimet shtetërore, duke mos pranuar realitetin institucional të dorëheqjes së tij. Sipas Deliut, qëndrimi i Kurtit në zyrën e kryeministrit dhe vonesa në dorëzimin real të detyrës përbën uzurpim të pushtetit dhe shkelje të parimeve demokratike.

Kontrolloni gjithashtu

Sot pritet të përmbyllet rinumërimit të vendvotimeve dhe vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime të ardhura jashtë vendit

Arbër Jashari: Manipulimi i votave të hetohet deri te urdhërdhënësit, jo vetëm te numëruesit

Pas mospërputhjeve të mëdha të zbuluara nga rinumërimi i votave në disa komuna, avokati Arbër …