Kundër kritikave të kryeministrit në detyrë ndaj partive opozitare dhe Gjykatës Kushtetuese ka reaguar edhe deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra. Ajo ka shkruar se sa herë që kryeministri në detyrë, Albij Kurti përballet me sfida e dështime, ai gjithmonë tenton të gjejë fajtorë të tjerë. “Tani ai po akuzon Gjykatën Kushtetuese dhe partitë opozitare për vonesat në konstituimin e Kuvendit, duke injoruar shkeljet e njëpasnjëshme të Kushtetutës që i ka bërë ai dhe partia e tij. E vërteta për bllokimin e Parlamentit dhe institucioneve është e qartë: përgjegjësia ka një emër, Albin Kurti. Të tjerat janë propagandë e pastër” ka shkruar mes tjerash, deputetja, Blerta Deliu Kodra.
