Blerta Deliu-Kodra: Masat e paralajmëruara të Bashkimit Evropian nuk përbëjnë lajm të mirë për Kosovën

Blerta Deliu-Kodra bën thirrje për protestë kundër VV-së: “Kuvendi është marrë peng, qytetarët të mobilizohen”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka bërë thirrje për protestë kundër Lëvizjes Vetëvendosje, duke e akuzuar atë për uzurpim të institucioneve dhe pengim të qëllimshëm të punës së Kuvendit. Në një deklaratë për mediat, Deliu-Kodra tha se qytetarët nuk lejohen të përfaqësohen në institucionin më të lartë të vendit dhe e përshkroi situatën si një sulm të drejtpërdrejtë ndaj pluralizmit politik dhe rendit kushtetues. “Sot nuk kemi të bëjmë me një keqkuptim teknik, por me një bllokadë të qëllimshme dhe me kontroll të plotë të institucioneve nga një parti e vetme. Kjo është një fyerje për qytetarët dhe një rrezik për demokracinë. Fjala ime është një protestë – thirrje për të gjithë qytetarët që të mobilizohen kundër kësaj padrejtësie,” deklaroi ajo. Deliu-Kodra theksoi se mandati i deputetëve nuk vjen nga partitë politike, por nga populli, dhe sipas saj, ky mandat sot po shkelet rëndë nga pushteti aktual.

Kontrolloni gjithashtu

Për herë të 45-të dështon konstituimi i Kuvendit, Dehari vazhdon të injorojë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese

Edhe në përpjekjen e 45-të me radhë, deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk arritën pajtueshmëri …