Blerta Deliu-Kodra

Blerta Deliu: PDK, do ta respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për dekretin e shpërndarjes së Kuvendit

Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka deklaruar se kjo parti do të presë vendimin përfundimtar të Gjykata Kushtetuese e Kosovës lidhur me dekretin për shpërndarjen e Kuvendi i Kosovës, duke theksuar se PDK-ja ka respektuar gjithmonë vendimet e kësaj gjykate. Ekspertët kushtetues të PDK-së e kanë vlerësuar si të drejtë dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit. “PDK-ja në vazhdimësi edhe gjatë kohës sa ka qenë në pushtet edhe gjatë kohës që është në opozitë ka qenë në respektim të plotë të vendimeve të GJK. Natyrisht pritjet tona janë që të presim se cili do të jetë vendimi përfundimtar për çështje të cilat tashmë kanë kërkuar trajtim nga GJK. E dini që i kemi dhënë të drejtë dekretit të zonjës Osmani. Ekspertë të PDK-së që merren me çështje kushtetuese e kanë konsideruar si të drejtë”, ka deklaruar ajo. Sipas saj, brenda Kuvendit janë shterur të gjitha mundësitë për zgjedhjen e presidentit, çka sipas saj e ka çuar vendin drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Blerta Deliu-Kodra theksoi se PDK-ja nuk ka qenë e interesuar që vendi të shkojë drejt zgjedhjeve, duke shtuar se kjo parti ka tentuar të kontribuojë për gjetjen e një zgjidhjeje politike që do ta shmangte një situatë të tillë. Sipas saj, PDK-ja ka qenë konstruktive dhe ka zhvilluar disa takime ndërmjet Bedri Hamza dhe Albin Kurti për të diskutuar mundësinë e shmangies së zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Arben Gashi: Kriza institucionale në Kosovë vjen nga mungesa e kulturës së kompromisit

Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Arben Gashi, ka deklaruar se kriza institucionale në Kosovë …