Blerta Deliu-Kodra: Masat e paralajmëruara të Bashkimit Evropian nuk përbëjnë lajm të mirë për Kosovën

Blerta Deliu-Kodra: Votimi i PDK-së për Dimal Bashën ishte për qytetarët, jo për Kurtin

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se vendimi i PDK-së për të votuar kandidatin e Vetëvendosjes, Dimal Basha, për kryetar të Kuvendit, nuk ishte për t’i ndihmuar kryeministrit Albin Kurti, por për t’i hapur rrugë funksionimit të institucioneve. Ajo u shpreh se ky hap ishte i domosdoshëm për të tejkaluar bllokadën politike dhe për t’i garantuar qytetarëve Kuvend e Qeveri funksionale. Deliu-Kodra akuzoi qeverinë Kurti për degradim të institucioneve në pesë vitet e fundit, duke përmendur afera korruptive, nepotizëm dhe shkelje të premtimeve e parimeve. Ajo tha se kjo qeveri ka dëmtuar procesin gjyqësor në Hagë, ka etiketuar UÇK-në dhe ka ndalur zhvillimin ekonomik të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …