Blerta Deliu-Kodra: Masat e paralajmëruara të Bashkimit Evropian nuk përbëjnë lajm të mirë për Kosovën

Blerta Deliu: Mungesa e Presidentes në Konferencën e Ambasadorëve tregon përçarje institucionale

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka kritikuar mbajtjen e Konferencës së Ambasadorëve pa pjesëmarrjen e Presidentes së vendit, duke e cilësuar këtë si një tregues të qartë të përçarjes institucionale. Sipas saj, kjo situatë ndodh në një kohë kur raportet mes Presidencës dhe Qeverisë janë të acaruara, duke reflektuar krizë të brendshme në udhëheqjen e diplomacisë së vendit. “Në kulmin e sfidave diplomatike, sanksione nga BE-ja, mungesë njohjesh të reja dhe ngecje në anëtarësime ndërkombëtare, Kosova mban Konferencën e Ambasadorëve pa pjesëmarrjen e Presidentes, e cila, sipas Kushtetutës, udhëheq politikën e jashtme dhe emëron ambasadorët. Mungesa e saj nuk është thjesht çështje protokolli, por mesazh i qartë për përçarjen institucionale”, ka deklaruar Deliu. Ajo ka theksuar se në vend që Kosova të projektojë unitet përballë botës, po dërgon sinjale të krizës së brendshme. “Pse mungoi Presidentja në një forum ku diskutohet drejtimi strategjik i diplomacisë sonë? Çfarë mesazhi po dërgojmë, brenda dhe jashtë vendit, me këtë mungesë?”, ka shtuar deputetja e PDK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasada Amerikane: Udhëheqësit politikë të gjejnë zgjidhje, mos ta lënë vendin në ngërç

Ambasadat e ShBA-s, dhe Italisë në Kosovë u kanë bërë thirrje institucioneve dhe deputetëve që të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Ambasadat e Shteteve të Bashkuara dhe Italisë në Kosovë u kanë bërë thirrje institucioneve dhe …