Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka uruar qytetarët e Kosovës në 16-vjetorin e pavarësisë. Në mesazhin e urimit thuhet se Shtetet e Bashkuara e vlerësojnë partneritetin e qëndrueshëm, të rrënjosur në mirëkuptimin reciprok, vlerat e përbashkëta dhe miqësinë mes njerëzve tanë. Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përgëzoj popullin e Kosovës për përvjetorin e gjashtëmbëdhjetë si shtet sovran dhe i pavarur. Ndërsa vazhdoni të bëni përparim në forcimin e institucioneve demokratike dhe promovimin e sundimit të ligjit, ne do të vazhdojmë të mbështesim një Kosovë multietnike që avancon një rajon më të sigurt dhe më të begatë”, thuhet në urimin e Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.
Kontrolloni gjithashtu
Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë
Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
