Bllokada institucionale vazhdon: Dështimi i 29-të i seancës konstituive, seanca shtyhet për 11 qershor

 Edhe përpjekja e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka dështuar të hënën, duke thelluar më tej krizën politike në vend. Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar krijimin e një komisioni ad-hoc për zhvillimin e votimit të fshehtë, si hap për të zhbllokuar situatën, por nisma nuk ka gjetur mbështetje nga partitë tjera parlamentare. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, u ka bërë thirrje subjekteve parlamentare – PDK-së, LDK-së, AAK-së, Nismës dhe Listës Serbe – që të propozojnë anëtarët e tyre për komisionin e përkohshëm, por asnjëra prej tyre nuk ka marrë pjesë në votim. Në votim morën pjesë vetëm 53 deputetë të Vetëvendosjes, pa asnjë votë kundër apo abstenim, çka nuk mjaftoi për formimin e komisionit dhe vazhdimin e procedurës. Pas kësaj, Dehari ka ndërprerë seancën, duke njoftuar se ajo do të vazhdojë më 11 qershor, në orën 11:00. Kriza e konstituimit të Kuvendit po hyn në muajin e katërt, ndërsa mungesa e konsensusit politik po zvarrit funksionalizimin e institucioneve të reja të dalura nga zgjedhjet e fundit parlamentare.

Kontrolloni gjithashtu

Blerta Deliu-Kodra: Masat e paralajmëruara të Bashkimit Evropian nuk përbëjnë lajm të mirë për Kosovën

Blerta Deliu: Albin Kurti po vazhdon të udhëheq qeverinë me 109 asistentë, edhe pas dorëheqjes

Në dritën e lajmeve për emërimin e mbi 70 asistentëve personalë nga deputetët e Kuvendit …