Weber: Serbia është shumë afër anëtarësimit në BE, por nuk duhet ta pengojë rrugën e Kosovës drejt Brukselit

Bodo Weber: Marrëveshja Bazike dhe Aneksi i Ohrit, iniciativa më e dëmshme në historinë e dialogut Kosovë–Serbi

Analisti gjerman dhe anëtari i DPC, Bodo Weber, ka kritikuar ashpër planin franko-gjerman për Kosovën dhe Serbinë, të njohur si Marrëveshja Bazike dhe Aneksi i Ohrit, duke e cilësuar atë si iniciativën më të keqe dhe më të dëmshme të ndërmarrë ndonjëherë në kuadër të dialogut të udhëhequr nga Bashkimi Evropian. Weber ka deklaruar se kjo marrëveshje është madje më e dëmshme se episodi i dikurshëm i korrigjimit të kufijve dhe shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij, BE-ja ka dështuar të ndërtojë një dialog të thellë dhe strategjik, të orientuar drejt një marrëveshjeje vërtet gjithëpërfshirëse dhe përfundimtare, që do të përfshinte njohjen e plotë dhe formale të Kosovës nga Serbia. Weber thekson se, në vend të rindërtimit të besueshmërisë dhe autoritetit të Bashkimit Evropian ndaj Prishtinës dhe Beogradit pas vitit 2020, Brukseli – me ndikim të drejtpërdrejtë nga Berlini – ka zgjedhur një qasje jostrategjike dhe të paqartë, e cila sipas tij e ka komplikuar më tej procesin e dialogut.

Kontrolloni gjithashtu

PDK kërkon anëtarin e dytë në KQZ – përplasje për përfaqësimin kushtetues

Partia Demokratike e Kosovës i është drejtuar ushtrueses së detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, me …