Eksperti gjerman për Ballkanin Bodo Weber: Kaosi shumë i madh në Prishtinë- garanci se asgjë e rëndësishme s`do të ndodhë në Washington

Bodo Weber: Ndryshe nga Parisi, Gjermania ka qenë më e butë në kushtëzimin për aplikimin e Kosovës për KE

Duke folur për bllokimin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës për shkak të asociacionit,  bashkëpunëtori i lartë i Këshillit për Politikat e Demokratizimit në Berlin, Bodo Weber ka thënë se qasja e Gjermanisë ndaj Kosovës ka qenë më e butë se e Francës. Ai ka thënë për Radion Evropa e Lirë se “Ndryshe nga Parisi, Gjermania ka qenë më e butë në kushtëzimin për aplikimin e Kosovës për Këshillin e Evropës. Nëse Berlini do të vazhdojë me këtë politikë për Asociacionin – në mungesë të një kuadri strategjik – mbetet për t’u parë, dhe do të varet nga ajo nëse do të ketë kthesë strategjike në politikën ndaj dialogut”. Analisti Bodo Weber ka shtuar më tutje se pret që marrëdhëniet Kosovë- Gjermani të mbesin të qëndrueshme.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …