Bora ka vështirësuar komunikacionin në autostradën “Rruga e Kombit”

Bora që po bije në pjesën veriore të Shqipërisë dhe më gjerë, ka vështirësuar komunikacionin edhe në autostradën “Rruga e Kombit”. Rruga e Kombit është vështirësuar në segmentin pranë Kukësit. Kjo ka bërë që të mobilizohet Bashkia e Kukësit e cila ka mbledhë shtabin e emergjencave. Në mbledhje është kërkuar angazhim maksimal për largimin e borës nga rruga dhe mbajtjen e situatës nën kontroll. Gjatë takimit ju bë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të jenë më të vëmendshëm në komunikacion.

Kontrolloni gjithashtu

Hamza: Rambujeja ishte momenti kur Kosova zgjodhi anën e drejtë të historisë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka kujtuar sot 27-vjetorin e fillimit të …