AKK: Nëse ministritë e injorojnë AKK-në, me automatizim injorohen vetë kryetarët dhe komunat e Kosovës

Bordi i AKK-së, kërkon shpejtimin e lëshimit të qarkores së dytë buxhetore nga Ministria e Financave

Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës, ka kërkuar me urgjencë nga Ministri i Financave dhe Transfereve të lëshojë Qarkoren e dytë Buxhetore për komunat e Republikës së Kosovës. Ky dokument është i nevojshëm për të mundësuar fillimin e procesit final të planifikimit buxhetor në nivel komunal. AKK shpreh shqetësim nëse Qarkorja nuk lëshohet në kohë, komunat mund të hasin vështirësi në organizimin e debateve me qytetarët dhe mund të dështojnë në planifikimin e buxhetit, duke ndikuar negativisht në përmbushjen e kërkesave të qytetarëve. Vonesa në dorëzimin e buxhetit më 1 shtator do të sjellë humbje të pikëve në Raportin e Performancës dhe do të penalizojë komunat në përfitimet financiare nga Granti i Performancës. Kryetari i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thekson se vonesat e përsëritura nga Ministria e Financave dhe Transfereve kanë rrezikuar mundësitë teknike të komunave për të dorëzuar buxhetin në Kuvendet e Komunave me kohë.

Kontrolloni gjithashtu

Robert Bosch

Robert Bosch: Bllokada politike po e dëmton imazhin e Kosovës, partitë s’kanë kulturë kompromisi

Ish-ambasadori holandez në Kosovë, Robert Bosch, ka shprehur shqetësimin për mungesën e institucioneve të reja …