Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Xhosep Borrell ka reaguar ndaj sulmeve që janë bërë në pjesën veriore të Kosovës kundër patrullës vëzhguese të EULEX-it. Ai ka thënë se Bashkimi Evropian nuk do t i tolerojë sulmet ndaj EULEX-it dhe ka kërkuar që barrikadat e vendosura të hiqen menjëherë. “Bashkimi Evropian nuk do t’i tolerojë sulmet ndaj EULEX-it ose përdorimin e akteve të dhunshme kriminale në veri. Barrikadat duhet të hiqen menjëherë nga grupet e serbëve të Kosovës. Duhet të rivendoset qetësia. EULEX-i do të vazhdojë të koordinohet me autoritetet e Kosovës dhe KFOR-in. Të gjithë aktorët duhet të shmangin përshkallëzimin”, ka shkruar kryediplomati i Bashkimit Evropian Xhosep Borrell.
Kontrolloni gjithashtu
Bekë Berisha: Gjendja në kampet e Policisë së Kosovës është e tmerrshme
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka reaguar ashpër për gjendjen në …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
