BQK: Si shkak i pandemisë është rritur përdorimi i shërbimeve elektronike dhe atyre të automatizuara

BQK: Si shkak i pandemisë është rritur përdorimi i shërbimeve elektronike dhe atyre të automatizuara

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, ka njoftuar se infrastruktura financiare ka vazhduar zgjerimin dhe avancimin teknologjik, duke rritur shtrirjen dhe përdorimin, me theks të veçantë në shërbimet elektronike dhe ato të automatizuara. “Shpërthimi i pandemisë Covid-19 pritet të nxitë përshpejtimin e këtij trendi”, thuhet në raportin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës. Njëkohësisht, rritja e përdorimit të shërbimeve të digjitalizuara pritet të rrisë shkallën e rrezikut ndaj gabimeve në sisteme të teknologjisë informative apo dhe sulmeve të mundshme kibernetike, duke rritur kështu ekspozimin ndaj rrezikut operacional si dhe nevojën për mbikëqyrje proaktive për mbrojtje ndaj këtij rreziku dhe minimizimin e humbjeve të mundshme.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: PDK refuzon kategorikisht kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë të qartë se partia që …