Ahmet Ismaili: Rregullorja e re e BQK-së nuk e ndalon as e kufizon pranimin e mjeteve në llogaritë bankare

BQK: Vonesat ligjore po i kushtojnë Kosovës 55 milionë euro në vit, aplikimi për SEPA i bllokuar

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, ka deklaruar se vonesat në shpalljen e tri ligjeve të kontestuara në Gjykatën Kushtetuese po e pamundësojnë aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Zonën Unike të Pagesave në Euro, duke i shkaktuar ekonomisë humbje të konsiderueshme financiare. Ismaili tha se vetëm nga kostot e larta të transfereve financiare, bizneset dhe qytetarët e Kosovës po humbin rreth 55 milionë euro në vit. Sipas tij, BQK ka përmbushur të gjitha përgatitjet teknike dhe ligjore për aplikim, por procesi mbetet i bllokuar për arsye procedurale. Përgatitjet për anëtarësim në SEPA janë realizuar në kohë rekord, me mbështetje të Bankës Botërore dhe në koordinim me Komisionin Evropian, duke shtuar se sapo ligjet të shpallen, BQK do të procedojë menjëherë me aplikimin final, me pritshmëri që aprovimi të vijë gjatë vitit 2026. Integrimi në SEPA do të ulte ndjeshëm koston dhe kohën e pagesave, duke e reduktuar koston mesatare të transfereve nga rreth 6 për qind në më pak se 2 për qind. Rreth 40 për qind e përfitimit vjetor prej 55 milionë eurosh do të ishte kursim direkt për qytetarët, ndërsa pjesa tjetër do të ndikonte pozitivisht në bizneset dhe ekonominë në përgjithësi.

Kontrolloni gjithashtu

Shifra alarmante kanë treguar matësit e nivelit të ndotjes së ajrit në Prishtinë, në fillim të javës së parë të dhjetorit

Alarm për ndotjen e ajrit në Kosovë: Krizë shëndetësore e injoruar nga institucionet

Ndotja e ajrit në Kosovë vazhdon të mbetet në nivele alarmante, pa asnjë përmirësim të …