BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani: Liria dhe Pavarësia e Kosovës të mbrohet me veprime të koordinuara

Kandidati për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani  ka reaguar ndaj akuzave të qeverisë së Kosovës, për përfshirjen në planin e OSBE-së, për shtendosjen e  situatës në veri të Kosovës në fillim-qershorin e vitit të kaluar. Ai, ka theksuar se veprimet koordinuara janë thelbësore për mbrojtjen e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, duke e kundërshtuar zëdhënësin e Qeverisë, Përparim Kryeziu, dhe kundër-kandidatin Arben Taravari të Frontit Opozitar. Po ta dinte Arben Taravari se si është sintetizuar, përgatitur dhe miratuar plani nëntë-pikësh i Kryesuesit të OSBE-së, për deeskalim në veri dhe rolin e këtij plani për të parandaluar zgjidhje territoriale për çështjet etnike në Kosovë, do mendonte dy herë para se të involvohet në lojëra elektorale që nuk i njeh dhe që mund ta dëmtojnë shumë interesin e Kosovës! Kosova është çliruar me rezistencë dhe përpjekje të koordinuara. Dhe, liria dhe pavarësia e Kosovës mund të mbrohet vetëm me veprime të koordinuara, ka shkruar në reagimin e tij Bujar Osmani.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ maqedoni

Katër partitë shqiptare krijojnë kryesinë e përbashkët për të sfiduar Qeverinë Mickoski

Përçarjet dhe pasiguria në lidhje me Qeverinë e Mickoskit kanë shtyrë katër partitë shqiptare – …