Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, Burim Ramadani. Ai thekson se vendi ka ngecur në një bllokadë që filloi në vitin 2025 dhe është përkeqësuar nga keq-qeverisja dhe izolimi katërvjeçar. “Nesër duhet dhënë përgjigje nëse Kosova do të shmangë kolapsin buxhetor, i cili është në prag dhe mund ta çojë vendin drejt humnerës. Duhet garanci për mirëmbajtjen e sigurisë publike dhe promovimin e sigurisë kombëtare. Prandaj, besoj se një Qeveri Stabilizuese është e domosdoshme”, ka shkruar Ramadani. Ai thekson se vetëm një qeveri e përbërë nga partitë tjera, jashtë logjikës së ngushtë politike, mund të rikthejë funksionalitetin dhe stabilitetin e institucioneve, duke shmangur përkeqësimin e situatës ekonomike dhe të sigurisë në vend.

Kontrolloni gjithashtu

Wesley Clark

Wesley Clark pritet të dëshmojë në Hagë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Ish-komandanti suprem i forcave të NATO-s gjatë fushatës ajrore të vitit 1999, gjenerali amerikan Wesley …