Bushati: Kosova të qëndrojë larg polarizimit

Tirana
zyrtare më në fund ka lëshuar qëndrimin e parë karshi situatës së tensionuar
politike në Kosovë. Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë,
Ditmir Bushati ndërsa ka shprehur shqetësimin për ngjarjet në Kosovë, ka thënë
se është i nevojshëm kultivimi i dalogut, larg polarizimit të tejskajshëm. “I
shqetësuar nga precipitimi i situatës politike në Kosovë. Kosova gjendet
përballë sfidave të mëdha të shtetndërtimit demokratik e konsolidimit të
subjektivitetit juridiko-ndërkombëtar. Kësisoj, e ka të nevojshme kultivimin e
dialogut dhe frymës së mirëkuptimit, larg eksperimentimit e polarizimit të
tejskajshëm në retorikë dhe veprime”, ka thënë ministri, Bushati në një shkrim
në rrjetet sociale.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …