Buxheti i Komunës së Ferizaj gati për vitin 2026, ai dorëzohet për Kuvend

Qeverisja e Komunës së Ferizajt, e kryesuar nga Kryetari Agim Aliu, pas dëgjimeve buxhetore me qytetarë ka hartuar edhe buxhetin për vitin 2026.

Kjo u bë e mundur pas angazhimeve disa mujore, dëgjimeve buxhetore, inkuadrimit të buxhetimit me pjesëmarrje. Në koordinim me Kryetarin e Komunës Agim Aliu, zyrtarisht drejtoresha e Financave Sebahate Ajeti-Sadiku e ka dorëzuar tek kryesuesi i Kuvendit Xhavit Zariqi, draftin e buxhetit komunal për vitin 2026, për procedim të mëtejmë.

Drafti i Buxhetit do të dërgohet për votim në mbledhjen e muajit shtator, por paraprakisht me organizim të Kuvendit të Komunës do të mbahen edhe një takim me qytetarë për të marrë sygjerimet e fundit në lidhje me këtë dokument tejet të rëndësishëm.

Ndër projektet kapitale në kuadër të këtij buxheti, janë përfshirë edhe një numër i konsiderueshëm i projekteve me shumë rëndësi për Komunën e Ferizajt.

Buxheti për vitin 2026 është 53,068,494.00 euro, ndërsa vetëm për investimet kapitale është 14,413,714.00 euro.

Kontrolloni gjithashtu

Reagim ndaj pretendimeve të publikuara në rrjete sociale nga kandidati për kryetar të Komunës së Vitisë, z. Bekim Azizi

Në lidhje me pretendimet e ngritura nga z. Bekim Azizi për procesin e konkurseve në …