Ramush Haradinaj reagon pas deklaratës së Nenad Rashiq për tokën e Manastiri i Deçanit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas deklaratave të ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, lidhur me çështjen e tokës së Manastiri i Deçanit. Haradinaj ka publikuar një fotografi në rrjetin social Facebook, ku shkruhet shprehja: “Çka ka shtëpia tregon fëmija”. Me këtë postim, ai ka lënë të kuptohet një kritikë të tërthortë ndaj qeverisë dhe mënyrës se si po trajtohet çështja e pronës së manastirit. Reagimi vjen pas deklaratave të Rashiqit, i cili foli për rrethanat e vendimit për transferimin e 24 hektarëve tokë për Manastirin e Deçanit. Çështja ka nxitur reagime të shumta politike dhe debate të ashpra në vend.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …