Avni Bytyqi: Vota PDK-së do të mbahet mend gjatë, jo vetëm se ka qenë e drejtë, por për shkak se ka qenë zëri i vetëm ne ato momente dramatik

Bytyçi: Kurti e Osmani mbrëmë bën përpjekje t’bëjnë pazare politike me dy deputetë të PDK-së

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi ka drejtuar kritika të ashpra ndaj liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe kandidates për kryetari të vendit Vjosa Osmani për të cilët ka thëpnë se po luajnë lojëra të ulta politike. “Mbrëmë Albini dhe Vjosa përmes formave të ndryshme i kanë kontaktuar dy deputetë të PDK-së duke u përpjek që të bëjnë pazare në këmbim të votave. Kjo është dicka e ulët dhe e papranueshme. E ftojmë Albinin e Vjosën që t’i ndalin këto lojëra të pista dhe t’i ndalojnë sekserët të bëjnë kësi lojëra të pista. Me aq sa di unë dhe sa e njoh partinë, në PDK nuk ka deputetë që shiten me para e privilegje të Albin Kurti e Vjosa Osmanit. Deputetët e PDK i qëndrojnë besnik vullnetit të votuesve tanë” ka thënë në mes tjerash Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi.

Kontrolloni gjithashtu

Xhavit Haliti

Xhavit Haliti i përgjigjet Kurtit: Është Vetëvendosje që po kap gjithçka – edhe OJQ-të, edhe universitetet

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka reaguar ndaj deklaratës së …