Ç. Jovanoviq: Kujt nuk i kishte shkuar në mendje se dikush do t’i varroste një mijë trupa grash e fëmijësh shqiptarë, në Batajnicë

Ç. Jovanoviq: Kujt nuk i kishte shkuar në mendje se dikush do t’i varroste një mijë trupa grash e fëmijësh shqiptarë, në Batajnicë

Kryetari i Partisë Liberale Demokratike serbe, Çedomir Jovanoviq, derisa  ka folur për varrezat masive të shqiptarëve në Serbi, ka thënë se ish-kryeministri serb, Zoran Gjingjiq kishte kërkuar që “të hetohej pa zhurmë, që të fitonte kohë për të kuptuar se çfarë të bëhej”.

 “Fjalët si ‘nuk është e vërtetë, se është kurdisje se po kërkojnë konflikt me ushtrinë e policinë, Koshtunica e di se kjo s’është e vërtetë’ – pra kaos total. Prandaj edhe Dushko pyet ‘çfarë të bëj? E kam lëndën e mbyllur, sepse gjykatësi thotë ‘janë do kurdë’”, ka thënë ai, duke iu referuar ministrit të atëhershëm të Policisë, Dushko Mihajloviqit. E aty, si ka thënë ai, “na u lidhën të gjitha vrasjet tjera”. “Kujt nuk i kishte shkuar në mendje se dikush do t’i varroste një mijë trupa grash e fëmijësh shqiptarë në Batajnicë dhe se do t’i digjnin me trarë dhe me njëfarë vaji e që më pas do të mbuloheshin krejt me dhe, për më tepër në bazën e Njësisë Speciale Anti-terroriste që e kemi pasur për krenari.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova pranon mijëra dronë kamikazë “Skydagger”, Vuçiq kritikon ashpër Turqinë

Kosova ka pranuar kontejnerët me mijëra dronë luftarakë kamikazë të tipit “Skydagger”, të cilët, sipas …