Cakaj: Polonia, Lituania, Letonia dhe Estonia e mbështesin hapjen e negociatave për anëtarësim e Shqipërisë

Cakaj: Polonia, Lituania, Letonia dhe Estonia e mbështesin hapjen e negociatave për anëtarësim e Shqipërisë në BE

Ministri në Detyrë i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj ka njoftuar se Polonia, Lituania, Letonia dhe Estonia njëzëri e mbështesin hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE. “Këtë e konfirmuan sot, në Tiranë, ministri i Jashtëm i Polonisë, Jacek Czaputowicz, i Letonisë, Edgars Rinkeviçs, i Lituanisë, Linas Antanas Linkeviçius dhe nënsekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane në Ministrinë e Jashtme të Estonisë, Märt Volmer, Bashkërisht u pajtuam se Shqipëria ka përmbushur të gjitha kushtet për të filluar bisedimet për anëtarësim dhe tani është radha e BE-së për të marrë vendimin e madh”, ka shkruar Cakaj.

Kontrolloni gjithashtu

Qirez Likoshan

28 shkurti i vitit 1998 shënon Betejën e  Qirezit e Likoshanit

28 shkurti i vitit 1998 shënon Betejën e  Qirezit e Likoshanit, që ishte përballja e …