Lajmet

Në Gjykatën Speciale, në Hagë, ka përfunduar paraqitjen e tij dëshmitari i nëntë i Zyrës së Prokurorit, në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së

Gjykata Speciale

Dje në Gjykatën Speciale  ka përfunduar  paraqitjen e tij dëshmitari i nëntë i Zyrës së Prokurorit, në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së. Më pas ka folur dëshmitari tjetër i mbrojtur i cili mban kodin 3540, ka bërë të ditur kryetari i trupit gjykues, Charles Smith, në hapje të seancës. Ndërsa …

Më shumë...

Josep Borrell, e ka quajtur arrestim, dhe jo kidnapim, kapjen e tre policëve të Kosovës nga forcat serbe brenda territorit të Kosovës

Shefi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme, Josep Borrell, e ka quajtur arrestim kapjen e tre policëve të Kosovës nga forcat serbe brenda territorit të Kosovës të mërkurën. Atje ka ndodhur një incident me arrestimin e tre policëve. Po mundohemi të kuptojmë  krejt se çfarë ka ndodhur, …

Më shumë...

FAZ: Perëndimi gjithmonë i ka mbajtur anën Kosovës, por tani ka hasur në shpërfillje të Qeverisë-Kurti, së cilës po i vë sanksione

Kryeministri Kurti, u takua me ambasadorët e “Pesëshes” dhe paraqiti propozimin e tij për uljen e tensioneve në veri të Kosovës

Gazeta autoritative gjermane, “Frankfurter Allgemeine Zeitung” i ka kushtuar një artikull përplasjeve ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, Shteteve të Bashkuara të Amerikës e Bashkimit Evropian lidhur me disa nga çështjet që kanë të bëjnë me veriun e vendit të banuar me serbë etnikë. Në artikullin e shkruar nga gazetarët …

Më shumë...

Cramon: Vuçiq po e bën këtë për të larguar vëmendjen nga kriza e brendshme politike

Cramon: Vuçiq po e bën këtë për të larguar vëmendjen nga kriza e brendshme politike

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka akuzuar kryetarin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, për rrëmbimin e tre policëve kufitarë brenda territorit të vendit tonë. Ajo ka thënë se ai po e bën këtë për të larguar vëmendjen nga kriza e brendshme politike në Serbi. “Protestat e rrugës …

Më shumë...

Edi Rama: Policët e kidnapuar nga forcat serbe brenda territorit të Kosovës duhet të kthehen sa më parë në shtëpitë e tyre

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur sot në Prishtinë për marrëveshjet e arritura dhe ato që janë në zbatim

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se policët e kidnapuar nga forcat serbe brenda territorit të Kosovës duhet të kthehen sa më parë në shtëpi. Ai ka thënë se janë të fokusuar 100 për qind në lirimin e tyre, ndërsa ka përmendur faktin që KFOR-i ende nuk ka dalë …

Më shumë...

Kryetari, Bajram Begaj e ka dënuar ashpër rrëmbimin e tre policëve nga forcat serbe, të cilin e ka quajtur akt të rëndë provokativ

Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka kërkuar që bashkëpunimi në mes të dy shteteve të shtrihet në të gjitha fushat

Ndryshe nga Kryeministri, Edi Rama, i cili se po e pret fjalën e KFOR-it për rastin e tre policëve të kapur nga Serbia, kryetari i Shqipërisë,  Bajram Begaj e ka dënuar ashpër rrëmbimin e tyre nga forcat serbe, të cilin edhe e  ka quajtur “akt të rëndë provokativ, Ai u …

Më shumë...

Departamenti Amerikan i Shtetit kërkon nga Serbia lirimin e pa kusht të tre policëve të Kosovës

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

Shtetet e Bashkuara kërkuan sot lirimin pa kushte të tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës të kinapuar nga forcat serbe. Ky qëndrim u shpreh nga zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Matthew Miller në konferencën e përditshme për shtyp, raportoi Zëri i Amerikës. Ai tha gjithashtu se “të dyja palët duhet …

Më shumë...

Lajçak: Jemi duke pritur nga NATO që t’i mbledhë faktet pasi kemi dy storje kontradiktore

Miroslav Lakçak: Me zyrtarët e lartë amerikanë ndamë vlerësim të përbashkët për situatën në veri të Kosovës

Në një deklaratë të shkurtër për The Geopost lidhur me kidnapimin e tre policëve të Kosovës brenda territorit të vendit, përfaqësuesi i BE-së për Dialog në mes të Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak ka thënë se janë duke pritur nga KFOR-i që t’i sigurojmë informatat. “Jemi duke pritur nga NATO …

Më shumë...

Reshjet e dendura të shiut shkaktojnë probleme në zhvillimin e trafikut, në Prishtinë

Reshjet e dendura të shiut shkaktijnë probleme në zhvillimin e trafikut në Prishtinë

Reshjet e pandërprera të ditëve të fundit, madje dhe më të dendura që ishin sot, kanë shkaktuar mjaft probleme në zhvillimin e komunikacionit në kryeqytet. Sasi e madhe të ujit ka përfshirë rrugën kryesore në lagjen Lakrishte. Kjo ka vështirësuar edhe mbarëvajtjen e komunikacionit. Instituti Hidrometoreologjik ka paralajmëruar për këto …

Më shumë...

Kryeministri Kurti, vizitoi familjarët e Beqir Sefës, Rifat Zekës e Shemë Mustafës, 3 policëve të Kosovës të rrëmbyer dje nga forcat serbe

Kryeministri,  Albin Kurti,  ka vizituar familjarët e Beqir Sefës, Rifat Zekës dhe Shemë Mustafës, tre policëve të Kosovës të rrëmbyer dje nga forcat serbe në kufi me Serbinë e në brendi të territorit të Kosovës. Zyra e Kryeministrit njofton se në Mitrovicë, ai  u mirëprit nga familjarët e Shemë Mustafës, …

Më shumë...

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka biseduar sot me përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe të shteteve të QUNT-it

Kryetari serb, Aleksandar Vuçiq, thotë se autoritetet në Kosovë nuk duan që të mbahen zgjedhje në veri

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka biseduar sot me përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe të shteteve të QUNT-it. Vuçiq  ka kërkuar nga ata që të bëjnë gjithçka që është në fuqinë e tyre që kryeministri i Kosovës Albin Kurti të mos nisë një luftë të re në Ballkan. Një ditë …

Më shumë...

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka kërkuar që kryeministri Albin Kurti të raportojë në Kuvend për situatën në veri

Besnik Tahiri

Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka kërkuar që kryeministri Albin Kurti të raportojë në Kuvend për situatën në veri. Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha se AAK ka dënuar ashpër kidnapimin e tre policëve duke e konsideruar këtë akt si provokim të drejtpërdrejtë nga Qeveria në …

Më shumë...

Bashkimi Evropian ka deklaruar se është duke e përcjellë për së afërmi çështjen e kidnapimit të tre zyrtarëve policorë të Kosovës

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano në një konferencë për media, ka thënë se BE-ja është në kontakt me të dyja vendet dhe KFOR-in për të kuptuar se çfarë saktësisht ka ndodhur. Jemi duke e përcjellë për së afërmi dhe është një çështje urgjente. Ne jemi në kontakt me të dyja …

Më shumë...

Krasniqi: Situata në vend nuk është normale pandaj ne s’mund ta luajmë normaliteitn as në jetën institucionale

Krasniqi: Situata në vend nuk është normale pandaj ne s’mund ta luajmë normaliteitn as në jetën institucionale

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka kërkuar që kryeministri Albin Kurti të raportojë në Kuvend në lidhje me situatën e sigurisë në vend. Krasniqi tha se nuk mund të sillemi normal kur ka pasur përshkallëzim të situatës në veri të Republikës. Ai u shpreh se prioritet i prioriteteve duhet të …

Më shumë...

Zyra e Prokurorit të Specializuar shkel urdhrin e trupit gjykues në rastin e krerëve të UÇK-së

Zyra e Prokurorit të Specializuar shkel urdhrin e trupit gjykues në rastin e krerëve të UÇK-së

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka bërë shkelje të urdhrit të trupit gjykues sa i përket zhvillimit të procedurës gjyqësore. Kështu ka bërë me dije Charles Smith, kryetar i trupit gjykues në rastin kundër Hashim Thaçit Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, derisa ka theksuar se prokuroria nuk …

Më shumë...

Senatori amerikan, Ben Cardin thotë se ka një kufi për durimin e Evropës dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Senatori amerikan, Ben Cardin thotë se ka një kufi për durimin e Evropës dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Senatori amerikan, Ben Cardin, drejtues i senatorëve demokratë në Komisionin e Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit të Shteteve të Bashkuara ka komentuar situatën e fundit në marrëdheniet Kosovë-Serbi. Ai të tjera tha se ekziston një kufi për durimin e Bashkimit Evropian dhe të Amerikës. “Ka një kufi për durimin e …

Më shumë...