Bashkimi Evropian ka deklaruar se është duke e përcjellë për së afërmi çështjen e kidnapimit të tre zyrtarëve policorë të Kosovës

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano në një konferencë për media, ka thënë se BE-ja është në kontakt me të dyja vendet dhe KFOR-in për të kuptuar se çfarë saktësisht ka ndodhur. Jemi duke e përcjellë për së afërmi dhe është një çështje urgjente. Ne jemi në kontakt me të dyja palët dhe KFOR-in për të kuptuar saktësisht se çfarë ndodhi dhe si ndodhi”, tha Stano. Ai shtoi se kërkojnë nga Kosova dhe Serbia që të përmbahen nga veprimet që mund të shkaktojnë rritje të tensioneve. Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga ndonjë veprim apo reagim që do të kontribuonte në rritje të tensioneve, të cilat aktualisht janë të larta dhe kërkojmë që urgjentisht të dyja palët të angazhohen për shtendosjen e situatës.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në takim me kryeministrin Kurti pajtohet për shpërndarjen e Kuvendit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vlerësuar  takimin e tij me kryeministrin Albin Kurti, duke …