Lajmet

Albin Kurti: Duhet të ketë sa më shumë ambicie për anëtarësim në Bashkimin Evropian

Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke folur në samitin e socialdemokratëve për Ballkanin Perëndimor, që po mbahet në Vjenë të Austrisë, ka deklaruar se nuk mjafton vetëm fraza, “perspektiva në Bashkimin Evropian”, por duhet të përshpejtohet procesi i anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Kurti, ka përgëzuar Bashkimin …

Më shumë...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po qëndron për një vizitë zyrtare, në Azerbajxhan

Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në kuadër të vizitës në Azerjbajxhan,  u takua  me kryetarin e këtij shteti aziatik, Ilham Alijev, në kryeqytetin Baku. Ai  theksoi me këtë rast se, në takim u bë një bilanc i ecurisë së marrëdhënieve mes dy vendeve, pas vizitës së Alijevit në Shqipëri, ku …

Më shumë...

Olaf Scholc: Rreziku i përdorimit të armëve bërthamore nga Rusia në luftën e Ukrainës, është ulur pas presionit ndërkombëtar

Olaf

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Sholc,  ka deklaruar se rreziku i përdorimit të armëve bërthamore nga kryetari rus Vladimir Putin në luftën e Ukrainës, është ulur si rezultat i presionit ndërkombëtar. Në një intervistë  për grupin mediatik “Funke” të Gjermanisë,  me rastin e vitit të tij të parë në detyrë, Scholz …

Më shumë...

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka kërkuar rritjen e pagave, por jo tërheqje parash nga Trusti

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës,  Lulzim Rafuna, ka kërkuar rritjen e pagave, por jo tërheqje parash nga Trusti. Sipas tij, rritja e pagave do të duhej të bëhej minimumi në vlerën e inflacionit, në mënyrë që qytetarët ta ndiejnë më pak krizën. Ai ka thënë se mirë do të …

Më shumë...

Shtetet e Bashkuara të Amerikës konsiderojnë se nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve në veri të Kosovës më 18 dhjetor

Ndërtimi i objekteve kolektive nga serbët në lagjet e shqiptarëve në veri të vendit po shihet si kolonizim dhe spastrim etnik

Shtetet e Bashkuara  të Amerikës vlerësojnë se, aktualisht, nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve në veri të Kosovës më 18 dhjetor.  Ambasadori amerikan në Prishtinë, Xhefri  Hovenier, tha se siguria e të gjithë qytetarëve të Kosovës duhet të jetë prioriteti më i lartë. Kthimi kah dhuna dhe frikësimi, përfshirë …

Më shumë...

Demokracia në Veprim: Zhvillimi i procedurave për zgjedhjet në Veri nën forca policore bie ndesh me parimin e zgjedhjeve të lira

Partitë opozitare vazhdojnë të kërkojnë zgjedhje të parakohshme në Kosovë

Që nga shpallja e datës së zgjedhjeve në katër komunat veriore nga presidentja e vendit, si rezultat i dorëheqjeve të kryetarëve të komunave në veri të Kosovës, procesi i organizimit të këtyre zgjedhjeve është përcjellë me probleme të shumta. Është e qartë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka pothuajse …

Më shumë...

BE-ja u bën thirrje institucioneve të Kosovës të marrë në shqyrtim të gjithë faktorët për zgjedhjet e 18 dhjetorit, në Veri

Peter Stano

Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të jenë të kujdesshme për t’i shqyrtuar të gjithë faktorët që zgjedhjet e planifikuara në komunat veriore më 18 dhjetor, të mbahen në rrethana qetësie. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano dënon sulmet e dhunshme që ndodhën në veri të Kosovës. …

Më shumë...

Sami Lushtaku: Asnjëherë në historinë e Kosovës së pasluftës nuk ka ndodhur që buxheti të ndahen sikur po e ndanë Qeveria Kurti

Sami Lushtaku

Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku është i pakënaqur me ndarjen e buxhetit për këtë komunë nga ana e qeverisë së Kosovës. Lushtaku ka thënë se asnjëherë në historinë e Kosovës së pasluftës nuk ka ndodhur që ky buxhet të ndahet kështu. “Është për keqardhje. Jo që jam i pakënaqur, por …

Më shumë...

Muhamet Rrumbullaku: Gerti Shehu nuk ka qenë asnjëherë agjent i policisë dhe se nuk është përdorur as si i infiltruar

Muhamet Rrumbullaku: Gerti Shehu nuk ka qenë asnjëherë agjent i policisë dhe se nuk është përdorur as si i infiltruar

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në Shqipëri, Muhamet Rrumbullaku, ka hedhur poshtë deklaratën e ish-kryeministrit Sali Berisha, se 31-vjeçari Gerti Shehu i cili e goditi me grusht ishte agjent i Policisë Kriminale.  Rrumbullaku tha se Gerti Shehu nuk ka qenë asnjëherë agjent i policisë dhe se nuk është …

Më shumë...

Ambasadorja Amerikane, Yuri Kim ka mbajtur një takim me kryetarin e Shqipërisë, Bajram Begaj

Ambasadorja Amerikane, Yuri Kim ka mbajtur një takim me kryetarin e Shqipërisë, Bajram Begaj

Pas takimit me kryetarin e Shqipërisë, Bajram Begaj Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim  ka shkruar se  Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin përpjekjet e Shqipërisë në Reformën në Drejtësi, për rrugën drejt Bashkimit Europian. Faleminderit kryetarit, Bajram Begaj, lidhur me  mundësinë për të shprehur urimet për  pritjen e samitit …

Më shumë...

Ambasadori i Shqipërisë në Angli Qirjako Qirko: T’i jepet fund fushatës së diskriminimit kundër shqiptarë që jetojnë në këtë vend

Ambasadori i Shqipërisë në Angli Qirjako Qirko: T’i jepet fund fushatës së diskriminimit kundër shqiptarë që jetojnë në këtë vend

Ambasadori shqiptar në Britaninë e Madhe Qirjako Qirko ka bërë thirrje që t’i jepet fund “fushatës së diskriminimit” ndaj shtetasve shqiptarë që jetojnë në vend – duke thënë se sidomos fëmijët “ po bullizohen në shkollat e tyre” për shkak të kombësisë. Duke u paraqitur të mërkurën para Komisionit të Punëve të Brendshme, …

Më shumë...

Qeveria e Kosovës zotohet se zgjedhjet në Veri do të mbahen më 18 dhjetor, bandat serbe nuk mund të vendosin ndryshe

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se Zgjedhjet në Veri do të mbahen më 18 dhjetor dhe se bandat serbe nuk mund të vendosin ndryshme. Presim vlerësimin e situatës në veri nga organet tona të sigurisë për hapat e mëtejmë” ka thënë zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu. Sot gjatë …

Më shumë...

Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar pritet që të hënën e ardhshme, të vijë për një vizitë në vendin tonë

Gabriel Escobar

I dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar pritet që të hënën e ardhshme, të vijë për një vizitë në vendin tonë. Ai me këtë rast do të takohet dhe do të bisedojë me kryeministrin, Albin Kurti. Vizita e emisarit amerikan  Escobar, në …

Më shumë...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet në Bruksel ku mori pjesë në sesionin e diskutimit rreth samitit, BE-Ballkani Perëndimor

Sot është një ditë e jashtëzakonshme, që nuk ishte menduar më parë, tha kryeministri, Edi Rama, në Samitin BE-Ballkani Perëndimor

Kryeministri  i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet sot në Bruksel ku mori pjesë në sesionin e diskutimit së bashku me Kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe kryetarin  e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski rreth samitit historik BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë. Ai u shpreh me këtë rast se kur dikush …

Më shumë...

Robert Cooper: Dialogu Kosovë Serbi po e gëzon vëmendjen e mediave, por palët në bisedime nuk po arrijnë një marrëveshje

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ish-ndërmjetësi në dialogun teknik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Robert Cuper, ka thënë se të dyja palët po gëzojnë vëmendjen e mediave, por nuk po arrijnë një marrëveshje. Duket se palët në dialog të Kosovës dhe Serbisë, nuk shohin ndonjë rrezik të veçantë në …

Më shumë...

Kreshnik Radoniqi: Me zor nuk mbahen zgjedhjet, në veri të Kosovës

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka deklaruar se incidentet në veri më 6 dhjetor, dëshmuan se qasja e KQZ-së është e kufizuar në këtë pjesë të vendit. Në Zubin Potok dhe Mitrovicë të Veriut, Policia e Kosovës konfirmoi se ka pasur shpërthime dhe shkrepje armësh.  Zyrtarët komunalë …

Më shumë...