Perparim Gruda

Përparim Gruda: Prokuroria duhet ta intervistojë Kryeministrin Albin Kurti dhe Ministren, Albulenë Haxhiu për Rastin Dehari

 Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në Kabinetin për Qeverisje të Mirë të Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda në një konferencë për media ka kërkuar të zbardhet rasti i zhdukjes së mostrave të Rastit Dehari nga Instituti i Mjekësisë Ligjore. Ai i bëri thirrje Prokurorisë së Shtetit të intervistojë Kryeministrin, Albin Kurti dhe Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pas daljes në publik të fakteve të reja dhe ndërhyrjeve të Qeverisë në këtë rast. Rasti Dehari, është një rast tragjik, më të cilin nuk mund të vazhdohet të bëhet politikë. Duhet zbardhur përfundimisht se kush dhe si i zhduku mostrat e rastit në mënyrë që të zbardhet e vërteta e plotë e këtij rasti tragjik. Kryeministri Kurti dhe Ministrja Haxhiu duhet ta sqarojnë opinionin publik se pse po heshtin përballë akuzave që i përfshijnë në mënyrë direkte ata në krimin e zhdukjes së mostrave të këtij rasti tragjik. Pretendimet e ngritura,  vënë në dyshim Kryeministrin, Kurti dhe Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, si pjesëmarrës në zhdukjen e këtyre mostrave në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Ata  duhet të sqarojnë opinionin publik se çfarë dinë në lidhje më zhdukjen e mostrave të rastit Dehari, cilat veprime janë ndërmarrë deri tani për të zbardhur të vërtetën e plotë dhe  rrethanat e zhdukjes së këtyre provave?  PDK shpreh shqetësimin edhe  për sulmet e vazhdueshme të Ministres Haxhiu mbi organet e pavarura të sistemit të drejtësisë. Në seancën gjyqësore ku është e akuzuar për hedhje të gazit lotsjellës, ajo i bëri presion publik prokurorit të çështjes duke i kërkuar që të tërhiqet nga aktakuza kundër saj. Zonja Haxhiu nuk duhet të harrojë se përveç që është e akuzuar në këtë rast, ajo është dhe Ministre e Drejtësisë. Një koment i tillë është qartazi ndërhyrje në drejtësi dhe presion mbi organin e akuzës, saktësoi Përparim Gruda.

Kontrolloni gjithashtu

Hikmete Bajrami

Bajrami: Gjatë qeverisjes së Qeverisë Kurti, ekonomia ka degraduar tej mase

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se gjatë udhëheqjes …