Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 1 mijë e 11 testime sa janë bërë në nivel vendi, 22 të dyshuar kanë rezultuar pozitiv me virusin korona. Gjatë kësaj periudhe …
Më shumë...Lajmet
Pasi avokati i Thaçit iu ka drejtuar Gjykatës së Apelit, kryetarja e Gjykatës Speciale, ka caktuar një panel prej tre gjyqtarësh
Ish-kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi është ndarë i pakënaqur me një vendim të gjyqtarit paraprak, Nicollas Guillou në Hagë. Ai e ka dërguar në apel vendimin e gjyqtarit mbi kërkesën e Prokurorit të Specializuar për ndryshimin e listës së provave dhe autorizimin e masave mbrojtëse përkatëse, vendim ky që ishte …
Më shumë...Vlora Çitaku: Prokuroria në Hagë mezi pret t’i keqpërdor raportet për t’i lënë krerët e UÇK-së edhe më tutje në paraburgim
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës Vlora Çitaku, ka thënë se raporti i fundit i organizatës “Fridom House” ku përmendet ish-kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi është i pasaktë, pasi raporti është pa burim informacioni dhe pa asnjë fakt. Por rokuroria në Hagë mezi pret ta keqpërdorë raportin në fjalë për …
Më shumë...Memli Krasniqi: Pushteti i Kurtit mund ta vonojë, por nuk mund ta ndalojë hetimin parlamentar për krizën energjetike
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në konferencë për media ka deklaruar se është hera e parë në historinë parlamentare të Republikës së Kosovës që pushteti i shumicës, shkel të drejtën e pakontestueshme për hetim parlamentar, si një e drejtë kushtetuese për të mbikëqyrur punën e Qeverisë dhe …
Më shumë...Sot shënohet 141-vjetori i Betejës së Koshares e Slivovës, mes forca e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit e atyre të Dervish Pashës
Më 20 prill të vitit 1881, në kodrat e fushat mes fshatrave Koshare, Slivovë, një ditë më vonë, më 21 prill, edhe në Fushë të Shtimes është zhvillua Beteja e madhe mes forcave turke në krye me gjeneralin e Perandorisë Osmane, Dervish pasha, i cili kishte ardhur me qëllim që …
Më shumë...Volodymyr Zelensky, ka akuzuar ashpër liderët e vendeve perëndimore, që nuk po i ndihmojnë në luftë kundër Rusisë
Kryetari i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar ashpër liderët e vendeve perëndimore, duke pretenduar se nëse Ukraina do të kishte akses në të gjitha armët që i nevojiten, lufta do të kishte përfunduar tashmë, në dobi të Ukrainës. Tashmë do ta kishim rivendosur paqen dhe do të kishim çliruar territorin …
Më shumë...Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, është kërcënuar edhe me prerje koke dhe të gjitha rastet i ka denoncuar në polici
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, është kërcënuar edhe me prerje koke dhe të gjitha rastet i ka denoncuar në polici. Musliu ka treguar se policia i ka ofruar mbrojtje të afërt, por ajo nuk ka pranuar edhe pse kërcënimet që ka marrë kanë qenë shumë serioze. “Policia më ka ofruar …
Më shumë...Mediet në Francë i kanë kushtuar një artikull anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian
Gazeta franceze “Liberation” shkruan se procesi i bashkimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian mund të materializohet më shpejt se sa pritej për shkak të ofensivës së Putinit në Ukrainë. Objektivat janë të qarta: bashkimi politik dhe forcimi i Ballkanit Perëndimor ushtarakisht. Pushtimi i Ukrainës nga Rusia ka nxitur bashkëpunimin brenda …
Më shumë...Brukseli ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të arrijnë kompromis për çështjen e targave të automjeteve
Bashkimi Evropian ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të arrijnë kompromis për çështjen e targave të makinave, derisa kanë mbetur edhe dy ditë që të gjendet një zgjidhje afatgjate për këtë çështje. Të mërkurën dhe enjten (20 dhe 21 prill) në Bruksel do të zhvillohen takimet e delegacioneve të …
Më shumë...L. Abdixhiku: Pozita me arrogancën e numrave ndalon ushtrimin e detyrimeve kushtetuese të Parlamentit mbi Qeverinë
Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se shumica parlamentare sot refuzoi formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për krizën energjetike, duke theksuar se kjo ishte një kërkesë legjitime e opozitës për zbardhjen e së vërtetës mbi shpenzimin e 100 milionë eurove subvencione e shtrenjtimit të faturave energjetike deri në 100%. …
Më shumë...Ilir Ibrahimi: Vjosa Osmani e Albin Kurti ende nuk kanë arritur që të sigurojnë një takim të rëndësishëm me amerikanët
Analisti Ilir Ibrahimi është shprehur i shqetësuar lidhur me raportet në mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai ka thënë se tre senatorë shumë të rëndësishëm amerikanë vizitojnë Beogradin vetëm pak ditë pasi ambasadori i Serbisë pritet nga presidenti Biden. Ibrahimi thotë se presidentja Vjosa Osmani dhe …
Më shumë...Fatmir Limaj: Kosova ka nevojë për përfundim të negociatave me Serbinë, por qeveria aktuale është e përgatitur për këtë proces
Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, vlerëson se Kosova ka nevojë për përfundim të negociatave me Serbinë, shtuar se qeveria e tanishme është e përgatitur për këtë proces. “Siç e dimë kjo marrëveshje vjen pas dy zhvillimeve të jashtëzakonshme në Kosovës – shpallja e pavarësisë më 2008 dhe pastaj vendimi Gjykatës …
Më shumë...Senatorët amerikanë i kuptojnë lidhjet historike mes Serbisë e Rusisë, por vazhdojnë ta mbështesim atë në rrugën drejt BE-së
Senatorët amerikanë: Chris Murphy, Jeanne Shaheen dhe Tom Tillis, gjatë një konference për media në Beograd theksuan se në këtë moment historik është e rëndësishme që të gjitha vendet demokratike në Evropë t’i dërgojnë një mesazh të qartë Rusisë dhe t’i kërkojnë llogari për veprimet e saj në Ukrainë. Senatorja …
Më shumë...Avni Dehari: Vdiq Nijazi Straja, ish-i burgosuri politik, atdhetari dhe bashkëveprimtari i Adem Demaçit!
Morëm lajmin e hidhur se ish-i burgosuri politik, bashkëveprimtar i Adem Demaçit, i dëbuar nga Kosova për në Turqi, Nijazi Straja, në moshën 89-vjeçare, paska ndërruar jetë në Stamboll. Nijazi Straja ka lindur më 18 nëntor të vitit 1933 në Prishtinë. Shkollën fillore në gjuhën shqipe e ka mbaruar në …
Më shumë...Nxënësit e shkollave të mesme të Prishtinës kanë protestuar me moton: “S’po shkohet në shkollë”, “Cilësi në arsim”, “Barazi, siguri, arsim”…
Me moton: “S’po shkohet në shkollë” dhe pankartat “Cilësi në arsim”, “Barazi, siguri, arsim”, “Ku janë psikologët”…, nxënësit e shkollave të mesme të Prishtinës kanë protestuar gjatë ditës së martë në sheshin “Zahir Pajaziti”, duke kërkuar ngritjen e cilësisë së arsimit në Republikën e Kosovës. Protesta ishte organizuar nga Këshilli …
Më shumë...Komandanti i NATO-s, gjatë luftës në Kosovë, Gjenerali amerikan, Wesley Clark, sot ka biseduar me kryeministrin, Albin Kurti
Komandanti i NATO-s, gjatë luftës në Kosovë, në vitin 1999, Gjenerali amerikan, tani në pension, Wesley Clark, gjatë qëndrimit, në Prishtinë ka biseduar me kryeministrin, Albin Kurti. Duke folur lidhur me këtë takim, Gjenerali Clark ka deklaruar se me kryeministrin, Kurti, nuk kanë biseduar për sigurinë në Kosovë e në …
Më shumë...