Albin Kurti: Pavarësia është arritur përmes luftës dhe sakrificës, por pavarësia jonë duhet të rritet vetëm përmes punës

Albin Kurti: Pavarësia është arritur përmes luftës dhe sakrificës, por pavarësia jonë duhet të rritet vetëm përmes punës

Kryeministri, Albin Kurti  me rastin e Ditës së Pavarësisë tha se simbolikisht kemi zgjedhur ta hapim këtë ditë jo me ceremoni, por me mbledhje. Sepse dëshirojmë të përcjellim mesazhin se puna dhe festa në Republikën tonë duhet të shkojnë gjithmonë bashkë”. Gjatë mbledhjes solemne të Qeverisë së Kosovës ai tha se Pavarësia e Kosovës është arritur përmes luftës dhe sakrificës, por pavarësia jonë duhet të rritet vetëm përmes punës, e jo përmes rrugëve të shkurta që premtohen nga njerëz jo seriozë. “Ata punojnë këtu por edhe jashtë vendit, ku kushtet janë më të mira dhe shpërblehen për punën e tyre. Në këtë festë, 15 vjetor të pavarësisë duhet t’ia përkujtojmë vetes se detyra jonë kryesore është që kur të vij 20 vjetori të jenë shtuar e shumëfishuara arsyet që të rejat e të rinjtë tanë të mund të zgjedhin Kosovën për një të ardhme profesionale, të plotë e për një jetë më të mirë”, ka thënë Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Luan Haradinaj

Më 6 maj të vitit 1997 ka rënë në pritë të forcave serbe, luftëtari i radhëve të para të UÇK-së, Luan Haradinaj

Më 6 maj të vitit 1997, ka rënë në pritë të forcave serbe, luftëtari i …