Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka reaguar ndaj kryesuesit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, i cili vazhdon të insistojë në propozimin për votim të fshehtë. Gruda tha se Dehari e ka pranuar pjesërisht një të vërtetë nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar …
Më shumë...Lajmet
ASK: Kosova humbi mbi 28 mijë banorë nga emigrimi në vitin 2024, por pati rritje natyrore të popullsisë
Popullsia rezidente e Kosovës në vitin 2024 u zvogëlua për 17,525 banorë, pavarësisht një rritjeje natyrore pozitive të regjistruar gjatë vitit. Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, rritja natyrore për vitin 2024 ishte 10,888 persona, një shifër që përkon pothuajse në mënyrë të saktë me …
Më shumë...Hykmete Bajrami: VV po e dërgon Kosovën drejt përmbysjes së rendit kushtetues
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka vlerësuar se partia Vetëvendosje po e dërgon Kosovën drejt përmbysjes së rendit kushtetues. Ajo ka shtuar më tutje se Në gjashtë seanca të hapura, Albulena Haxhiu ka dështuar të sigurojë votat e nevojshme për t’u zgjedhur kryetare e Kuvendit. “Vetëvendosje ka …
Më shumë...Agim Musliu: Serbia po përdor rrjetin MTS për të destabilizuar Kosovën
Njohësi i fushës së sigurisë, Agim Musliu ka shkruar se Serbia po përdor rrjetin MTS për të destabilizuar Kosovën. Ai ka shkruar më tutje se kërcënimi për shpërthim të bombës në Kuvendin e Kosovës është rast i një fushate të vazhdueshme të luftës hibride që Serbia ushtron ndaj Kosovës përmes …
Më shumë...Klinika e Pediatrisë në QKUK ka kapacitete të mjaftueshme për trajtimin e sëmundjeve malinje të fëmijëve
Drejtoresha e Klinikës së Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Violeta Grajçevci-Uka ka thënë se kjo klinike ka kapacitete të mjaftueshme për trajtimin e sëmundjeve malinje të fëmijëve. Ajo ka bërë të ditur se në shumicën e rasteve arrihen rezultate shumë të mira. “Numri i rasteve të reja që …
Më shumë...Albin Kurti: Konfirmimi se kërcënimi e ka origjinën në Serbi dëshmon luftën hibride ndaj Kosovës
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka shkruar se konfirmimi se kërcënimi e ka origjinën në Serbi dëshmon luftën hibride ndaj Kosovës. Ai ka përgëzuar institucionet shtetërore për reagimin e shpejtë dhe profesional. “Konfirmimi se ky kërcënim e ka origjinën në Serbi dëshmon edhe një herë luftën aktive hibride të Serbisë …
Më shumë...Shkrimtari dhe diplomati i Shqipërisë, Laun Rama ka kërkuar nga Greqia që t’i kërkoi falje kombit shqiptar për krimet e bëra në Çamëri
Shkrimtari dhe diplomati i Shqipërisë, Laun Rama ka kërkuar nga Greqia që t’i kërkoi falje kombit shqiptar për krimet e bëra në Çamëri. Ai ka shkruar më tutje se arkivat shqiptare, greke, britanike, të OKB-së etj, ruajnë fotografi dhe dëshmi të atyre që i shpëtuan kosës së urrejtjes dhe barbarisë …
Më shumë...Importi i mallrave nga Serbia për në vendin tonë është rritur mbi 100 për qind
Importi i mallrave nga Serbia për në vendin tonë është rritur mbi 100 për qind. Sipas të dhënave zyrtare të Doganës së Kosovës, vendi ynë nga Serbia, vetëm për pesë muajt e parë të këtij viti ka importuar mallra në vlerë 91 milionë euro apo 49 milionë euro (116 për …
Më shumë...Më 23 korrik fillon regjistrim i votuesve jashtë vendit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se procesi i regjistrimit të votuesve jashtë vendit, do të fillon me 23 korrik. Po ashtu është bërë e ditur se të shtetasit e vendit tonë me të drejtë vote që jetojnënë shtete tjera , përveç zgjedhjeve për Kuvend, mund të votojnë …
Më shumë...Lutfi Haziri: Nuk votoj për shpërndarje të Kuvendit
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se nuk do të voton për shpërndarje të Kuvendit. Ai ka thënë më tutje se nuk ka komoditet për zgjedhje të reja çdo tre muaj. “Unë nuk jap votë për shpërndarje. Kosova s’ka komoditet me shkuar në zgjedhje sa herë …
Më shumë...Avokati i Popullit: Zgjatja e paraburgimit të të akuzuarve në Hagë, bie ndesh me parimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut
Avokati i Popullit, Naim Qelaj ka drejtuar kritika të shumta ndaj Gjykatës së Hagës e cila po akuzon drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai ka theksuar se zgjatja e paraburgimit për të akuzuarit në Dhomat e Specializuara në Hagë, është e papranueshme dhe në kundërshtim me standardet e Gjykatës …
Më shumë...Sazan Ibrahimi: Qarkorja e Ministrisë së Financave është në kundërshtim me ligjin
Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka drejtuar kritika në drejtim të Ministrisë së Financave. Ai e ka akuzuar Ministrinë e Financave për keqinterpretim të ligjit dhe për ndalimin e padrejtë të proceseve teknike të vlerësimit të pronave komunale. “Kjo ministri ka ngatërruar ligjin në fuqi …
Më shumë...Eugen Cakolli: Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, nga Vetëvendosje, e mbylli sërish seancën në mënyrë arbitrare
Egugn Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka vlerësuar se seanca e radhës së Kuvendit është mbyllur në mënyrë arbitrare. Ai ka shkruar se kryesuesi i saj, deputeti më i vjetër, Avni Dehari, nga Lëvizja Vetëvendosje, e mbylli sërish seancën në mënyrë arbitrare, siç ka bërë 33 herë deri tani. …
Më shumë...Memli Krasniqi: Është e pashpjegueshme kryeneçësia politike e një grupi përfaqësuesish
Pas dështimit të radhës së seancës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se është e pashpjegueshme kryeneçësia politike e një grupi përfaqësuesish. “Është e pashpjegueshme kryeneçësia politike e një grupi përfaqësuesish – të cilët vazhdojnë të këmbëngulin në shkelje të …
Më shumë...Policia e Kosovës e ka konfirmuar se ka të dhëna se kërcënimi për bombë në objektin e Kuvendit ka ardhur nga Serbia
Policia e Kosovës e ka konfirmuar se ka të dhëna sipas të cilave kërcënimi për bombë në objektin e Kuvendit ka ardhur nga Serbia. Policia ka njoftuar po ashtu se “bazuar në hetimet e deritanishme, dyshohet se kërcënimet kanë ardhur për një numri të telefonit, i cili dyshohet se është …
Më shumë...Time Kadriaj: Turpi në këtë rast e ka emrin Albin Kurti
Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj ka drejtuar kritika ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe partisë Vetëvendosje. Ajo ka theksuar se Vetëvendosja dhe Kurti pranojnë vetëm ato vendime që iu pëlqejnë, ndërsa i injorojnë ato që nuk iu konvenojnë, përfshirë edhe vendimet e Gjykatës …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
				