Gazmend Hoxha: Procesi zgjedhor është duke vazhduar pa asnjë incident deri më tani

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka deklaruar se procesi zgjedhor është duke vazhduar pa asnjë incident deri më tani. Ai ka thën ë se se plani operativ policor për mbarëvajtjen e zgjedhjeve ka nisur që nga ora 03:00 e mëngjesit dhe i gjithë procesi po monitorohet nga Policia e Kosovës. “Dita ka nisur shumë mirë, Policia e Kosovës është përgatit për ditën e votimit për balotazh për kryetarë komunasah dhe operacioni policor ka nisur që nga ora 03:00 dhe dhomat komanduese janë hapur në të gjitha regjionet e Kosovës.  Nga informacionet që kemi pranuar nga qendrat tona operative nuk është raportuar asnjë problem, ka pasur disa probleme teknike me energjinë elektiker në Viti ndërsa probleme tjera nuk janë raportuar në asnjë komunë – urojmë që kështu të vazhdojë i gjithë procesi” ka theksuar drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …