Lajmet

Sindikata e Sektorit Privat kërkon 600 euro pagë minimale pas zgjedhjeve

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka deklaruar se paga minimale prej 350 euro në Kosovë është e pamjaftueshme për të mbuluar nevojat bazë të një punëtori. Ai tha se me një pagë prej 320–330 eurosh “nuk mund të mbijetohet”. Azemi theksoi se deri më 12 tetor, sindikata …

Më shumë...

BDI: As Mickoski, as vegla e tij VLEN, shqiptarët vetë do të vendosin për përfaqësuesit e tyre

Aleanca Kombëtare për Integrim ka akuzuar hapur partinë shqiptare VLEN për mungesë reagimi ndaj veprimeve dhe politikave të VMRO-DPMNE-së, duke e cilësuar atë si të heshtur, të nënshtruar dhe pa legjitimitet. Sipas komunikatës së partisë, VLEN nuk ka reaguar ndaj iniciativës së VMRO-së në Gjykatën Kushtetuese kundër ligjit për gjuhën …

Më shumë...

Agim Çeku falënderoi NATO-n, por theksoi se UÇK e fitoi betejën

Ftohet nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çeku

Në vazhdimin e dëshmisë së tij në Dhomat e Specializuara në Hagë, ish-këshilltari i NATO-s, John Stewart Duncan, ka sjellë në kujtesë bisedat që kishte zhvilluar me ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Çeku, pas përfundimit të luftës dhe në prag të marrëveshjes së çarmatimit. Duncan tregoi se Çeku …

Më shumë...

Fatmir Sopi thekson se UÇK u themelua nga populli nën trysni

Këtë të hënë, në gjykatën speciale në Hagë po dëshmon dëshmitari i tretë i thirrur nga mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi, John Stewart Duncan. Për dëshminë e tij, ka folur nënkryetari i OVL UÇK-së, Fatmir Sopi. Sopi ka theksuar se UÇK-ja u formua nën trysninë dhe terrorin e forcave serbe, …

Më shumë...

Edita Tahiri: Kosova rrezikon të mbetet e izoluar pa rikthimin e përkrahjes amerikane

Ish-shefja e ekipit negociator të Kosovës, Edita Tahiri, ka ngritur shqetësimin se pas pezullimit të dialogut strategjik nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kosova po ecën e vetme në skenën ndërkombëtare. Ajo vlerëson se kjo gjendje përbën një alarm serioz për politikën e jashtme të vendit, duke theksuar …

Më shumë...

John Stewart Duncan: Ramush Haradinaj ishte si “Rambo”, UÇK binte në sy si forcë

Në Gjykatën speciale  në Hagë ka vazhduar dëshmia e ish-këshilltarit të NATO-s, John Stewart Duncan, i ftuar nga mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Duncan u pyet për pamjen dhe sjelljen e pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke theksuar se kjo shihej edhe në fotografitë e paraqitura gjatë …

Më shumë...

Hysni Gucati: Gucati godet Vetëvendosjen, UÇK-në e kanë në majë të gjuhës, por jo në zemër

Hysni Gucati

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, i cili e quajti Gjykatën Speciale të padrejtë. Sipas Gucatit, kjo deklaratë nuk është e sinqertë, por përpjekje për të fituar vota, pasi Murati më herët kishte …

Më shumë...

Rrustem Mustafa paralajmëron për rrezik nga refuzimi i projekteve amerikane

Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, ka ngritur një shqetësim serioz mbi mënyrën se si qeveria në detyrë ka trajtuar disa projekte strategjike të propozuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat lidhen me forcimin e drejtësisë dhe sigurisë në Kosovë. Këto projekte, të cilat …

Më shumë...

Ish-këshilltari i Wesley Clark, John Duncan dëshmon në Hagë në mbrojtje të Hashim Thaçit

Në Gjykatën speciale në Hagë ka nisur dëshminë e tij John Duncan, diplomati britanik dhe ish-këshilltar i ngushtë i Komandantit të Forcave të NATO-s, gjeneralit Wesley Clark, gjatë viteve vendimtare 1998–2001. Duncan, i cili për tri vite ka qenë pjesë e strukturave më të larta të vendimmarrjes ndërkombëtare mbi Kosovën, …

Më shumë...

27 vite nga rënia heroike e Fehmi e Xhevë Lladrovcit dhe dëshmorëve të kësaj beteje

Fehmi dhe Xhevë Lladrovci

Sot shënohet përvjetori i rënies heroike të Fehmi Lladrovcit, Xhevë Krasniqi–Lladrovci, Fatime Hetemit dhe Shefqet Zekës, të cilët më 22 shtator të vitit 1998 ranë në altarin e lirisë gjatë një beteje të përmasave të mëdha. Fehmi Lladrovci, veprimtar dhe i burgosur politik i viteve ’80, ishte gjithashtu pjesëmarrës në …

Më shumë...

Dr. Fitim Selimi: Statusi i veteranit kërkon përkufizim të qartë juridik e moral

Mjeku i Luftës dhe i Paqes, Fitim Selimi ka bërë një reagim publik lidhur me debatin mbi statusin e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sipas tij, nocioni i “veteranit” dhe akti i “braktisjes” shpesh përdoren sipas interesit të momentit, ndërsa kërkojnë një kuptim të saktë juridik dhe moral. Veterani …

Më shumë...

Mbështetja amerikane dhe sfidat e Kosovës nën qeverisjen e Kurtit

27 vjet nga lufta e Kosovës, Shtetet e Bashkuara mbeten aleati kryesor i vendit, pas investimeve mbi dy miliardë dollarë dhe pjesëmarrjes aktive në misionet paqeruajtëse të NATO-s. Historikisht, SHBA-ja luajti rol vendimtar në mbrojtjen e shqiptarëve gjatë viteve 1998–1999, duke garantuar ndërhyrjen e NATO-s dhe më pas njohjen e …

Më shumë...

Dita Ndërkombëtare e Paqes, Kukësi simbol i mikpritjes dhe solidaritetit

Dje, mbarë bota shënon Ditën Ndërkombëtare të Paqes, një rast për të reflektuar mbi rëndësinë e bashkëjetesës, solidaritetit dhe ndalimit të çdo forme dhune. Në këtë kontekst, qyteti i Kukësit shfaqet si një shembull i veçantë i angazhimit për paqe dhe humanizëm, duke rikujtuar rolin e tij historik gjatë konflikteve …

Më shumë...

Charles Kupchan: Nëse Qeveria vazhdon të dëmtojë marrëdhëniet me SHBA kjo do të ishte vetë shkatërruese për Kosovën

Radio-Evropa e Lirë, intervistë me Charles Kupchan, ekspert i Këshillit për Marrëdhënie me Jashtë në SHBA

Charles Kupchan nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë në Uashington ka tërhequr vërejtjen se nëse Qeveria vazhdon të dëmtojë marrëdhëniet me SHBA kjo do të ishte vetë shkatërruese për Kosovën. Ai ka porositur që Kosova të mbaj raporte të mira me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian. “Mendoj …

Më shumë...

Enkel Rexhepi: Parada ushtarake e Beogradit nuk ishte vetëm spektakël ceremonial, por marshim i hapur e madje antishqiptar

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Kosovën Lindore, Enkel Rexhepi ka reaguar ndaj praninë së hoxhës Nexhmedin Saqipi nga Tërnoci i Madh në paradën ushtarake në Beograd. “Parada ushtarake e Beogradit nuk ishte vetëm spektakël ceremonial, por marshim i hapur e madje antishqiptar. Ishte demonstrim i një ushtrie që …

Më shumë...

BDI: Shqiptarët nuk pranojnë vasalë, por zgjedhin vetë përfaqësuesit e tyre

Çdo ditë që përsërit se “nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme”, Mickoski në fakt pranon një të vërtetë të hidhur: se është i vetëdijshëm për disfatën e pashmangshme që e pret projektin e tij politik dhe përfaqësuesin e tij vasal shqiptar, VLEN-in. Kjo frikë nuk është e kotë. Shqiptarët …

Më shumë...