Komandanti i KFOR-it pret zyrtarin e lartë amerikan, bisedojnë për sigurinë dhe dialogun Kosovë–Serbi

Komandanti i KFOR-it, gjenerali Ozkan Ulutash, ka pritur në takim drejtorin e Zyrës për Çështjet e Evropës Perëndimore dhe Qendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Mark Fleming. Fleming ishte i shoqëruar nga e ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, bëhet e ditur në një njoftim të KFOR-it. Sipas njoftimit, takimi u përqendrua kryesisht në situatën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. “Në këtë kontekst, gjenerali Ulutash përsëriti angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it për një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe vlerësoi kontributet e gjata të SHBA-së në përpjekjet e KFOR-it dhe në stabilitetin rajonal”, thuhet në komunikatë.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …