Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nënkryetare e PDK-së, Vlora Çitaku ka folur për pozicionin e PDK-së pas zgjedhjeve lokale 2021, për reformën në këtë parti dhe rolin e saj në opozitë. Çitaku ka folur edhe për qeverisjen e Albin Kurtit si dhe ka treguar se cilat …
Më shumë...Lajmet
Sot nuk ka vdekur asnjë i infektuar me virusin korona, janë paraqitur 16 raste të reja, janë shëruar 10 të infektuar
Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 1 mijë e 424 testime sa janë bërë në nivel vendi, 16 të dyshuar kanë rezultuar pozitiv me virusin korona. Gjatë kësaj periudhe …
Më shumë...Ish-kandidati i AAK-së për kryetar të kryeqytetit, Daut Haradinaj është tërhequr nga asambleja e Komunës së Prishtinës
Ish-kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të kryeqytetit, Daut Haradinaj është tërhequr nga asambleja e Komunës së Prishtinës, për t’i liruar vendin një tjetër asamblisti të kësaj partie. Daut Haradinaj ka thënë se ka hyrë në garë duke përkrahur ndryshimin dhe do të vazhdojnë ta përkrahin atë. …
Më shumë...Kryeministri, Boris Johnson: Mbretëria e Bashkuar është thellësisht e përkushtuar lidhur me sigurinë në Evropë
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Xhonson ka thënë se Mbretëria e Bashkuar është thellësisht e përkushtuar ndaj sigurisë në Evropë. Ai ka deklaruar se Ballkani Perëndimor po përjeton kërcënimin më të madh për stabilitetin dhe sigurinë, në më shumë se dy dekada. Ne kemi përgjegjësinë të bëjmë gjithçka që …
Më shumë...Ricardo Gutierez, i ka quajtur të turpshme sulmet e grupit “meKryeministrin” kundër gazetarëve, të cilat i përkrah edhe Fitore Pacolli
Kryetari i Federatës Evropiane të Gazetarëve, Rikardo Gutierez, i ka quajtur të turpshme sulmet e grupit “meKryeministrin” kundër gazetarëve, sulme të cilat u përkrahën edhe nga deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli. Gutierrez ka shprehur mbështetjen e tij ndaj gazetarëve duke komentuar në një reagim ku Asociacioni i Gazetarëve të …
Më shumë...Pal Lekaj: Kuvendi nuk është njoftuar për dorëheqjen e komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama
Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka bërë të ditur se Kuvendi nuk është njoftuar për dorëheqjen e komandantit të Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama. Krejt procesi ka qenë i ngutshëm ashtu sikur edhe fakti se ai është shkarkuar nga Vjosa Osmani dhe nuk ka dhënë dorëheqje sikur …
Më shumë...Ish-kryetari i PD-së, Eduart Selami ka deklaruar se Sali Berisha është fatkeqësia e PD-së
Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Eduart Selami, në një intervistë për Zërin e Amerikës ka deklaruar se Sali Berisha është fatkeqësia e kësaj partie. Mendimi im është që ky është një debat tejet i vonuar për PD-në. Fatkeqësia e partisë ka qenë Berisha që edhe pas shpalljes “Non grata” …
Më shumë...Mbretëria e Bashkuar emëron të Dërguarin e Posaçëm për Ballkanin Perëndimor
Kryeministri britanik, Boris Johnson. ka emëruar të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor si pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar për zhvillimin dhe prosperitetin e rajonit. Sir Stuart Peach do ta marrë detyrën e re pasi të ketë dhënë dorëheqje nga detyra e Kryetarit të Komisionit Ushtarak …
Më shumë...Antonio Guterres: Derisa virusi nuk njeh kufij, ndalesat për udhëtime të cilat izolojnë një shtet, janë padrejta
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, është cituar të ketë deklaruar se vendosja e ndalimeve për udhëtime të cilat prekin shtete dhe rajone specifike, si pjesë e masave kundër përhapjes së variantit të ri të koronavirusit është ‘të padrejta’ dhe ‘joefektive’. “Derisa virusi nuk njeh kufij, ndalesat për udhëtime …
Më shumë...Lumir Abdixhiku: Kush humb rëndë në zgjedhje duhet të largohet nga drejtimi i partisë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se kush humb rëndë në zgjedhje duhet largohet nga drejtimi i partisë. I pyetur nëse do të largohet nga drejtimi i LDK-së nëse humbet zgjedhjet, ai tha se nuk e njeh humbjen si opsion dhe po bën përpjekjet maksimale që …
Më shumë...Ben Emmerson: Prokuroria e Gjykatës Speciales po sulmon dhe po shpif kundër Policisë së Kosovës
Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, ka deklaruar se pretendimet e Zyrës së Prokurorisë së Gjykatës Speciale, se Policia e Kosovës nuk ka kapacitete të mjaftueshme për të garantuar lirimin e ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, janë vetëm shpifje kundër Policisë së Kosovës. Emmerson ka hedhur akuza të ashpra kundër …
Më shumë...Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi vazhdon takimet në Bruksel, kërkon shtim të vëmendjes së BE-së për Kosovën
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i shoqëruar nga Sekretari për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Bernard Nikaj, dhe Sekretari për Çështje të Integrimeve Euro-Atlantike, Bekim Çollaku, në vazhdën e takimeve me përfaqësues të institucioneve të Bashkimit Evropia, ka takuar në Bruksel, Drejtoren për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për …
Më shumë...Agim Shahini: Maqedonia e Veriut grabit investitorët e huaj nga Kosova
Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, priti në takim ambasadoren e Maqedonisë së Veriut zonjën, Shpresa Jusufi me bashkëpunëtorët e saj, ku temë diskutimi ishte rritja e bashkëpunimit në mes bizneseve të dy shteteve e në veçanti të prodhuesve vendor. Me këtë rast Kryetari Agim Shahini e informoi …
Më shumë...Behxhet Shala: Rrahman Rama nuk është dorëhequr, por është dorëzuar para një shkarkimit nga komandantja, Vjosa Osmani
Drejtori i KMDLNJ-së në një shkrim autorial të botuar në “Epoka e Re”, ka shkruar se ka më shumë se dy muaj që Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, pati filluar shkarkimin e gjeneral Rrahman Ramës, me propozim të kryeministrit të Kosovës. Ishte një notë e dërguar nga ShBA-ja Qeverisë së …
Më shumë...Palët duhet të kthehen në tavolinën e bisedimeve, tha Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politika të Jashtme, Josep Borell
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, nga Riga e Letonisë ku po mbahet takimi i ministrave të jashtëm të shteteve anëtare të NATO-s ka thënë se palët në dialog të Kosovës me Serbinë duhet të vazhdojnë bisedimet. Sa i përket Kosovës dhe Serbisë, kemi pasur …
Më shumë...Jens Stoltenberg: Po vazhdojnë tensionet në mes të Kosovës e Serbisë, akterët e huaj kanë rritur ndikimin e tyre keqdashës
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në takimin me ministrat e jashtëm të Finlandës e Suedisë dhe përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borrell, ka adresuar çështjen e Ballkanit Perëndimor. Ai ka thënë se jemi dëshmitarë të zhvillimeve shqetësuese në Bosnje e Hercegovinë dhe tensioneve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. …
Më shumë...