COVID

Nuk ka vdekur asnjë i infektuar me virusin korona, janë paraqitur 1 mijë e 480 raste të reja, janë shëruar 1 mijë e 435 të infektuar

Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës,  ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 3 mijë e 702  testime  sa janë bërë në nivel vendi, janë paraqitur 1 mijë e 480 raste  të reja me virusin korona. Gjatë kësaj periudhe kohore nuk ka vdekur asnjë i  infektuar. Po ashtu bëhet me dije se sot janë shëruar 1 mijë e 435  të infektuar. Numri i rasteve aktive është rritur në  10  mijë e  684 të infektuar aktualë.

Kontrolloni gjithashtu

Kandidati për kryetar të Maqedonisë, Bujar Osmani, ka prezantuar platformën prej 10 pikave për zgjedhjet e 24 prillit

Bujar Osmani: Kosova meriton të jetë anëtare e Këshillit të Evropës

Ministri i Jashtëm i i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka deklaruar se Kosova e …