Lajmet

Prokuroria ngre aktakuzë ndaj Faton Klinakut dhe një tjetri për kërcënim ndaj kryeministrit Kurti

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Themelore të Prishtinës një aktakuzë ndaj dy personave, F.K. dhe N.S., për veprën penale “Kanosja”. Rasti lidhet me deklaratat e Faton Klinakut, i cili kishte thënë se “më parë do ta vriste Albin Kurtin sesa do ta lëshonte Kosovën”. Sipas …

Më shumë...

Kosova heq tarifën doganore për produktet amerikane

Qeveria e Kosovës ka vendosur të heqë tarifën doganore prej 10 për qind për të gjitha produktet me origjinë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lajmin e bëri të ditur kryeministri në largim, Albin Kurti gjatë mbledhjes së sotme të kabinetit qeveritar. “Një vendim tjetër i rëndësishëm që po marrim …

Më shumë...

LBK paralajmëron rrezik për falimentime masive, kërkon pezullim të menjëhershëm të vendimeve për tregun e lirë të energjisë

Rryma

Lidhja e Bizneseve të Kosovës (LBK) ka shprehur shqetësimin e saj të thellë lidhur me vendimet e Qeverisë në detyrë dhe të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE), të cilat, sipas saj, po e ekspozojnë ekonominë e vendit ndaj rrezikut të destabilizimit afatgjatë. Në një komunikatë për media, LBK thekson …

Më shumë...

Gjermania sinjalizon njohjen e Palestinës, drejt bashkimit me Francën, Britaninë e Madhe dhe Kanadanë

29 vjet nga bashkimi i Gjermanisë që kishte synim që dy pjesët e vendit të jenë të zhvilluara në të njëjtën masë

Berlini ka dhënë sinjale të forta se është i gatshëm të rishikojë qëndrimin ndaj shtetësisë palestineze, duke ndjekur shembullin e vendeve të G7-ës si Franca, Britania e Madhe dhe Kanadaja. Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, deklaroi se njohja e Palestinës duhet të vijë si rezultat i një procesi politik, …

Më shumë...

Trump rrit tarifat doganore për dhjetëra vende – Serbia goditet rëndë, Shqipëria dhe Kosova jashtë listës

Trump rrit tarifat doganore për dhjetëra vende – Serbia goditet rëndë, Shqipëria dhe Kosova jashtë listës

Presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për rritjen e tarifave doganore ndaj dhjetëra vendeve, në përpjekje për të “ristrukturuar tregtinë globale në favor të punëtorëve amerikanë”, njoftoi Shtëpia e Bardhë. Tarifat variojnë nga 10% deri në 41%, me Sirinë që përballet me nivelin më të lartë. Bashkimi …

Më shumë...

Isa Mustafa: Shtet kemi aq sa kemi ekonomi – mos e shkatërroni sektorin privat

Isa Mustafa

Ish-kryeministri Isa Mustafa ka kritikuar ashpër Qeverinë në detyrë dhe ministrat, duke thënë se mungesa e kontrollit parlamentar po shfaq pasoja serioze, veçanërisht në sektorin e energjisë. Përmes një postimi në Facebook, Mustafa e ka cilësuar si të papërgjegjshme përkrahjen që, sipas tij, ministria e Ekonomisë po i jep sjelljes …

Më shumë...

Gucati: Haxhiu të njoftojë BE-në për bashkëpunimin e Speciales me Serbinë

Hysni Gucati

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka reaguar ashpër ndaj pranimit të provave të reja nga Gjykata Speciale, të cilat sipas tij, janë marrë nga institucionet e sigurisë së Serbisë, përfshirë edhe MUP-in serb. Ai tha se ky veprim është i papranueshëm dhe dënueshëm, pasi, sipas tij, ky institucion serb ka …

Më shumë...

Sot protestojnë punëtorët e KOSTT-it – kërkojnë rritje pagash

Sot protestojnë punëtorët e KOSTT-it – kërkojnë rritje pagash

Sindikata e Pavarur e Punëtorëve të KOSTT-it ka njoftuar se sot, nga ora 10:00, do të mbajë një protestë paqësore para ndërtesës së KOSTT-it në Prishtinë. Sipas sindikatës, arsyeja e protestës është kërkesa legjitime për rritje të pagave, në kohën kur kostoja e jetesës vazhdon të rritet. Ata theksojnë se …

Më shumë...

Ngërçi politik po paralizon institucionet – mbeten edhe 8 ditë deri në vendimin e Kushtetueses

Kanë mbetur edhe tetë ditë deri në afatin e dhënë nga Gjykata Kushtetuese për masën e përkohshme, pasi Kuvendi i Kosovës ka dështuar të konstituohet pas plot 54 përpjekjesh. Ky ngërç politik po e paralizon funksionimin normal të shumë institucioneve në vend, veçanërisht në aspektin buxhetor dhe për kompletimin e …

Më shumë...

Maqedonci merr pjesë në paradën kroate që shënoi 30 vjetorin e operacionit “Stuhia”:

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, me ftesë të Zëvendëskryeministrit dhe Ministër i Mbrojtjes i Republikës së Kroacisë, Ivan Anushiç, ka marrë pjesë në paradën e ushtrisë kroate, me rastin e shënimit të 30-vjetorit të operacionit “Stuhia”. Me nderime e ndoqa këtë parakalim të Forcave të Armatosura të Republikës …

Më shumë...

Besa Ismaili Ahmeti: Hakmarrja ndaj veteranit Pllashniku është terror politik

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës,  Besa Ismaili Ahmeti, ka reaguar për largimin nga puna të veteranit të UÇK-së, Agim Pllashniku nga ndërmarrja “Ibër-Lepenci”. Ajo ka shkruar në Facebook se “Koha e frikës ka mbaruar!”. “Arrestimi dhe frikësimi i atyre që guxojnë të thonë …

Më shumë...

Epror të Policisë së Kosovës kanë degraduar nga detyra hetuesit që kanë hetuar ministren Rozeta Hajdari dhe zyrtar të tjerë të lartë

Policia e Kosoves

Epror të Policisë së Kosovës kanë degraduar nga detyra hetuesit që kanë hetuar ministren në detyrë Rozeta Hajdari dhe zyrtar të tjerë të lartë. Njëri nga këta hetues është dërguar në pozitën e mbikëqyrësit të patrullës në Skënderaj, ndërsa tjetri në Malishevë. Bazuar në informacionet që ka siguruar Nacionale, rreshteri …

Më shumë...

Ehat Miftaraj: Nga ardhja në pushtet Vetëvendosja ka synuar dobësimin njësisë Së  Policisë që lufton korrupsionin

Ehat Miftaraj

Duke komentuar degradimin nga detyra e dy hetuesve të policor që kishin hetuar ministren e Qeverisë Kurti, Rozeta Hajdarin dhe zyrtar të tjerë të lartë, drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj ka thënë se që nga ardhja në pushtet e partisë Vetëvendosje, ky subjekt politik ka synuar …

Më shumë...

Protesta kundër padrejtësisë nga Gjykata Speciale ka marrë edhe mbështetjen e Nismës Socialdemokrate

Fatmir Limaj

Protesta e paralajmëruar kundër padrejtësisë që po ju bënë Gjykata Speciale drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka marrë edhe mbështetjen e Nismës Socialdemokrate. Përmes një postimi në adresën elektronike, lideri i këtij subjekti politik, Fatmir Limaj ka shfaqur mbështetje të pa rezervë për këtë protestë. “Ne besojmë se e …

Më shumë...

Vlora Çitaku: Ky nuk është shqetësim për ligjshmërinë, por panik nga përgjegjësia

Vlora Çitaku

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pas intervistimit të ministres në detyrë të Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari, e cila ka kritikuar qasjen në dokumente sekrete nga Prokuroria Speciale. Duke komentuar këtë reagim të ministres, Rozeta Hajdari, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, …

Më shumë...

Irfan Lipovica u intervistua në cilësinë e të pandehurit

Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se ish-sekretari i MINT, Irfan Lipovica është ftuar për intervistim në cilësinë e të pandehurit. “Lidhur me çështjen për të cilën keni adresuar pyetje, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ju njofton se z.Irfan Lipovica është ftuar në cilësinë e të pandehurit, në kuadër …

Më shumë...